Kreu i Grupit Socialist, Taulant Balla, i ka bërë sot apel kryetarit të Partisë Demokratike që të frenojë rrëmujën në Parlamentin Europian.
Përmes Twitter, Balla shkruan se deputetët e djathtë të Shqipërisë kanë marrë urdhër nga Lulzim Basha që të pengojnë takimet e delegacionit shqiptar në PE.
“Lulzim! Tërhiqe urdhërin për rrëmujë qe u ke dhënë deputetëve të tu në delegacionin e Shqipërisë🇦🇱 sot në Parlamentin Europian🇪🇺. Mos e turpëro vendin tënd edhe hapur se pas kuintave “me anonime” e bën përditë.Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorise!” – shkruan Balla në rrjetet sociale.
/b.d