• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Ambulanca nuk do presë më derisa të mbyllë fjalimin djali i Fahriut

by A R
19/09/2019 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi edhe dy dekrete të Presidentit Ilir Meta, i cili i kishte kthyer për rishqyrtim në Kuvend.

Pas diskutimeve, u hodh në votim dekretet e Metës për ndryshimet në Kodin Penal dhe ligjin për Akademinë e Shkencave.

Kuvendi rrëzoi dekretin e Metës për Kodin Penal.

Po ashtu u rrëzua edhe dekreti i Metës për ligjin për Akademinë e Shkencave.

Para se Kuvendi i Shqipërisë të rrëzonte edhe dy dekrete të Presidentit Ilir Meta, i cili i kishte kthyer për rishqyrtim në Kuvend, foli kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ai u ndal tek projektligji i kthyer për rishqyrtim në Kuvend për Kodin Penal nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Balla risolli rastet e dhunës në stadiume, dhunës ndaj mjekëve dhe policëve dhe deri tek prishja e qetësisë publike. Ai theksoi se këto nuk do të ndodhnin nëse Meta nuk do shkaktonte vonesa për hyrjen  në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal.

“Nëse ky ligj do kishte hyrë në korrik apo gusht, në shtator do të kishim pasur rastet e para për personat abuzues. U vonuam dy muaj, për arsyen që dihen sepse presidenti e ka pozicionuar presidencën në njërën prej selive të opozitës.”

“Prej sot nuk do të guxojë askush, sepse do të shkojë në kokërr të burgut ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore, mashtrimin për cilësinë apo origjinën e produktit. Dhuna në stadiume, nëse do të ishte miratuar ndryshimet në Kodin Penal, ngjarjet që ndodhen në Shkodër para pak ditësh, teksa sulmohej ekipi i një futbolli, nuk do të kishte ndodhur.”

“Dhuna ndaj mjekëve dhe ndaj punonjësve të policisë ka pasur raste të raportuar, nëse Meta nuk do kishte vonuar hyrjen e ligjit nuk do të kishte pasur idiotë që ngrenë dorën ndaj policit dhe mjekut, sepse  betimi i tyre prej hipokratit është i betuar për t’i shërbyer jetës së pacientit. Rreshta  ambulancash në rrugë, që presin deri sa djali i Fahrit Balliut të përfundojë fjalimin. Zhurmat nëpër zonat turistike të vendit vijuan dhe nëse do ta kishim miratuar kodin, ne do të kishim mundësinë që administratorë të subjekteve private të dënuar”, – tha balla mbi rëndësinë që kishin ndryshimet në Kodin Penal.

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor, e Martë 30 Tetor 2018

Mos e zemëroni këtë shenjë të Horoskopit, do t'ju flakë jashtë jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

September 20, 2026
Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

September 20, 2026
Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

September 20, 2026
Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

September 20, 2026
Dronët alarmojnë Luksemburgun, qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

Dronët alarmojnë Luksemburgun, qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com