Përmes një postimi në facebook, ndërsa ndan me ndjekësit foto albumin nga mbyllja e fushatës elektorale në Elbasan, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shkruan se 30 Qershori është dita kur vendos sovrani.
“Ky 30 qershor do mbahet mend gjatë sepse do të jenë një moment i rëndësishëm reference në historinë e forcimit të shtetit ligjor në Shqipëri.” shkruan Balla ndërsa shton se Elbasani i traditës, i kulturës, i arsimit, i njerëzve të thjeshtë e të ndershëm dëshmoi edhe një herë qytetari dhe i dha mësimin e duhur atyre që në mënyrë të vazhdueshme hedhin baltë për ta bërë pis.