• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Balili”/ Zv.ministri i Drejtësisë, Isaraj: Nishani e Meta në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Ligjit

by Java News
26/01/2017 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Arben Isaraj*/

Këshilli i Sigurimit Kombëtar, si organ këshillimor i Presidentit të Republikës, po kërkohet të mblidhet dhe të këshillojë përsëri, me një objekt këshillimi në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin.

Në Kushtetutën e Republikës sonë parlamentare dhe konkretisht në “Pjesën e Katërt” të saj flitet për Presidentin e Republikës si Kryetar i Shtetit.
Presidenti i Republikës, sipas Kushtetutës, duke filluar nga neni 86 e deri tek neni 94, cilësohet si “Kryetar i Shtetit” e si i tillë ushtron disa kompetenca kushtetuese për të cilat nxjerr edhe dekrete.

Por, në asnjë nga këto nene kushtetuese, të Republikës sonë parlamentare ne nuk gjejmë që – “Kryetari i Shtetit” në ushtrimin e kompetencave të tij kushtetuese si dhe nxjerrjen e dekreteve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me rendin dhe sigurinë publike e juridike (falja e dënimit penal apo dhënia e shtetësisë shqiptare), me mbrojtjen dhe ruajtjen e territorit (lidhja e marrëveshjeve ndërkomëtare), me ruajtjen e unitetetit të popullit (dhënia e dekoratave e titujve të nderit) etj, të këshillohet me “Këshillin e Sigurimit Kombëtar”.

Më pas, në Kushtetutën e Republikës sonë parlamentare dhe konkretisht në “Pjesën e Pesëmbëdhjetë” (nenet 166-169) me titull “Forcat e Armatosura” flitet për Presidentin e Republikës si “Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura”.

Në këtë pjesë të Kushtetutës është e shkruar qartë (neni 168, pika 1,2,3) se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë përbëhen nga forcat tokësore, detare dhe ajrore ku Presidenti i Republikës është “Komandant i Përgjithshëm” i tyre dhe Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i tij.

Pak më poshtë në pikën 4, neni 169 i Kushtëtutës thuhet se “Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ato të Komandantit të Forcave të Armatosura dhe varësia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me ligj.”

Në zbatim të këtij detyrimi kushtetues është sot në fuqi Ligji nr. 64/2014 “PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”.

Ku në Kreun II-të të tij flitet për “HIERARKINË E PUSHTETEVE DHE AUTORITETEVE TË DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT STRATEGJIK NË FORCAT E ARMATOSURA” dhe lexohet qartë (nenet 9 e vijues) se Presidenti i Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në ushtrimin e pushtetit të dhënë nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi “këshillohet” dhe “mbështetet” nga organi- Këshilli i Sigurimit Kombëtar, i cili ka dhe një përbërje të përcaktuar ligjore të këshilltarëve të përhershëm dhe të rastit sipas vlerësimit të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Atëherë sa më sipër, nisur edhe nga parimet kushtetuese (neni 12 ) se “forcat e armatosura sigurojnë pavarësinë e vendit”, si dhe “mbrojnë tërësinë territoriale dhe rendin e tij kushtetues”, duke “ruajtur asnjanësinë në çështjet politike” dhe “i nënshtrohen vetëm kontrollit civil”, me të drejtë lindin pyetjet :

1. Cila është detyra dhe përgjegjësia kushtetuese e ligjore e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe e Komandantit të Përgjithshëm të tyre në luftën kundër trafikut dhe trafikantëve të drogës ?

2. Cila është detyra dhe përgjegjësia kushtetuese e ligjore e Kryetarit të Kuvendit; Kryeministrit; Ministrit të Mbrojtjes; Ministrit të Punëve të Jashtme; Ministrit të Financave; Ministrit të Transportit, apo atij të Energjisë për mos arrestimin apo ndalimin e trafikantëve të drogës ?

3. Cila është detyra dhe përgjegjësia kushtetuese e ligjore e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për mos arrestimin apo ndalimin e trafikantit të drogës Kelment Balili?

4. A ka qënë trafikanti i drogës Kelment Balili, pjesëtar i Forcave të Armatosura dhe pse Policia ushtarake në zbatim të ligjit nuk e ka arrestuar në flagrancë, apo ndaluar pas aktit të prokurorit e vendimit të gjykatësit ?

Është e kotë këtu të presim përgjigje dhe përgjegjësi kushtetuese e ligjore, personale e institucionale nga Forcat e Armatosura, Komandanti i tyre i Përgjithshëm dhe Organi Këshillues i këtij të fundit.

Në Republikën tonë parlamentare, duhet ti lemë Forcat e Armatosura dhe ta këshillojmë Presidentin, si “Komandantin e Përgjithshëm” të tyre vetëm për zbatimin e misionit të ngarkuar nga Kushtetuta, Ligji dhe Marrëveshjet Ndërkombetare të Anëtarësimit.

Gjithashtu ta lexojmë shpesh dhe më zë të lartë detyrimin institucional kushtetues (germa h, neni 92) se në Republikën tonë parlamentare, Presidentit të Republikës si “Kreu i Shtetit”, dhe jo si “Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura” nuk i raportohet nga drejtuesit e institucioneve shtetërore por i jepet mendim (këshillë) si dhe të dhëna me shkrim për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre sipas ligjit, kur kjo kërkohet nga Kreu i Shtetit.

Në Shqipërinë republikë parlamentare, sipas Kushtetutës dhe ligjit, institucionet ligjzbatuese kontrollohen, raportojnë e japin llogari vetëm përpara atyre që e përfaqsojnë direkt popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues, deputetëve të Kuvendit.

Shqetësimin se përse institucionet ligjzbatuese nuk arrestojnë apo ndalojnë trafikantët e drogës mund ta zgjidhnin sipas Kushteutës dhe Ligjit, vetëm komisionet kuvendore të përhershme apo të posaçme dhe jo këshillat e këshilltarëve të Komandantit të Forcave të Armatosura.

*Zv.ministër i Drejtësisë

Next Post
Misteri i atentatit në Tiranë, dy të ndaluarit lirohen, asnjë e re për atentatorët dhe shënjestrën

Tiranë, dhunoi psikologjikisht nxënësin, procedohet mësuesja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tubim ekstrem kundër emigrantëve trondit Afd-në: Dëbime masive!

Tubim ekstrem kundër emigrantëve trondit Afd-në: Dëbime masive!

January 23, 2026
“Pa produkte shtazore dhe jo skuqje në tigan”, flet kuzhinieri që gatoi për Ivanka Trump në Vlorë: Na u kërkua që…

“Pa produkte shtazore dhe jo skuqje në tigan”, flet kuzhinieri që gatoi për Ivanka Trump në Vlorë: Na u kërkua që…

January 23, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Arrestohet 19-vjeçari në Lushnje, shfrytëzonte brazilianen prej dy muajsh

January 23, 2026
Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së

“BE i rezistoi presionit amerikan”, Presidentja e KE-së: Qëndruam të bashkuar dhe të fortë

January 23, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Fjalë, fjalë…, por Ivanka trokiti në derë

January 23, 2026
“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

January 23, 2026
Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

January 23, 2026
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Sherr në një lokal në Lezhë, kapet nga policia vëllai i Arben Ndokës

January 23, 2026
Ambasadori britanik takon Brahon, diskutime mbi mbështetjen e Londrës për SPAK

Ambasadori britanik takon Brahon, diskutime mbi mbështetjen e Londrës për SPAK

January 23, 2026
Berisha refuzon bashkëpunimin me PS: Do bëjmë reformën tonë territoriale!

Berisha refuzon bashkëpunimin me PS: Do bëjmë reformën tonë territoriale!

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In