• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balili, si fillimi i ri i dekriminalizimit të politikës

by Alfred Peza
16/01/2019 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Procesi i dekriminalizimit të politikës shqiptare realizuar deri më sot, ishte vetëm gjysma e gotës së një procesi, për të cilën ka nevojë Shqipëria. Një nevojë ulëritëse, urgjente dhe e tejkaluar, por gjithësesi në limitet e fundit të kohës, për të rikthyer shpresën tek të zhgënjyerit. Rasti i rënies në pranga të Klement Balilit, duke iu dorëzuar policisë, është rasti i kundërt me procesin e vepastrimit të sistemit, që ka nisur pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin e politikës shqiptare.

Gjysma e parë e këtij procesi, ka nisur të zhvillohet pas 2013, kur pastrimi nisi të behej nga brenda, me qëllim për të nxjerrë jashtë sistemit, të gjithë ata të zgjedhur dhe drejtues të pushtetit qëndror e lokal, që kanë patur dënime dhe probleme të pazgjidhura me drejtësinë në të kaluarën.

Ndërsa pas këtij momenti që pason izolimin e Klement Balilit, kemi të bëjmë me nisjen e një periudhe të re. Me një epokë të re, e cila duhet të nisë pastrimin e sistemit nga jashtë brenda, duke e shkëputur njëherë e përgjithmonë shtetin dhe politikën, nga raportet okulte, me “të fortët” e fshatrave, njësive administrative, lagjeve dhe qyteteve të Shqipërisë.

Një proces i vështirë, i gjatë dhe i dhimbshëm por jetik, për ta ndarë qartazi njëherë e përgjithmonë edhe në këtë vend: Shtetin nga antishteti. Botën e mbidheshme, nga ajo e nëndheshme. Qytetarin legal, nga ai ilegal. Qytetarinë e heshtur që jeton me të gjitha rregullat e ligjit, shtetit dhe Zotit, nga ata që mbështesin politikën për vota dhe më pas e përdorin politikën për ti shpëtuar ligjit dhe ndëshkimit.

Pse rasti Balili mund të shërbejë si piknisja për një proces të tillë?

E para, për shkak të përhapjes gjithnjë e më të madhe të kulturës së pandëshkueshmërisë nga një sistem gjithnjë e më i kalbur drejtësie, i kapur nga politika dhe i komanduar nga interesat korruptive në kurriz të shtetit ligjor, guximi i antikrimit shkoi deri atje sa të futej deri në sallën e Parlamentit dhe në krye të pushtetit dhe institucioneve të shtetit. Janë rreth 350 ish të zgjedhur dhe punonjës të administratës në të gjitha nivelet, që dolën jashtë sistemit për shkak të zbatimit të ligjit për dekirminalizimin.

E dyta, kjo nxorri në pah një sëmundje të kahershme e cila kishte nisur të fitonte qytetarinë në Shqipërinë postkomuniste. Për shkak të nevojës së politikës për vota në zgjedhje, filozofia e qeverisjeve të shkuara, bazohej mbi moralin e forcës dhe jo mbi forcën e moralit. E paligjshmja u bë e ligjshme dhe ajo që deri dje dukej e virtytshme, nisi që të dilte nga moda. Vendin e zunë “të shkathtit” që në sajë të “muskujve” e spostuan “trurin” dhe nisën që të ndiheshin gjithnjë e më të inkurajuar për tu ngjitur sa më lart, për tu shtrirë në mënyrë sa më kapilare në shumë sfera të jetës së vendit.

Së treti, pastrimi i sistemit nga brenda dhe imunizimi i trupit nga viruset e së ardhmes, nuk do jetë i plotë nëse edhe ambjenti jashtë tij, nuk i nënshtrohet të njëjtit proces. Përtej glorifikimit apo miteve urbane rreth të fortëve, e vërteta është se ka shumë prej tyre që janë joshur nga polika dhe megjithë problemet e tyre me ligjin, nuk i kanë rezistuar tundimit për tu përfshirë me njëmijë e një mënyra e fije me të. Kjo i ka bërë atyre disa ndere dhe i ka ofruar disa lehtësi e përfitime. Por, në fund të fundit, e gjitha kjo i ka bërë dukshëm më të ekspozuar përpara opinionit publik, ligjit dhe strukturave shtetërore antikrim. Rasti i Klement Balilit dhe i familjarëve të tij të lidhur me partinë e Ilir Metës, LSI është një kazus për të gjithë “Balilët” e tjerë nëpër Shqipëri.

Së fundi, edhe atëherë kur janë vetndjerë se po e përdorin politikën për të arritur më shpejt qëllimet e tyre në territor, vetëm pasi e shohin veten në syrin e ciklonit, e kuptojnë se ka qenë gjithmonë politika që i ka përdorur ata. Duke i bërë viktima të një kulture e cila herët ose vonë, do ti shndërrojë në njerëzit që edhe pasi të kenë shlyer dënimet e tyre penale dhe “rehabilituese”, kurrë nuk do të mund të rikthehen për të vijuar një jetë normale si dikur. Sepse ata do të jenë përgjithmonë, ata që u përdorën apo u vepërdorën, duke mbajtur mbi shpinë edhe damkën e “armikut publik”.

Sigurisht që është naivitet të mendosh se prerja e këmbëve të oktapodit të lidhjeve të tilla okulte me politikën, dotë jetë një proces vepastrimit. Ai nuk do të ndodhi vetë. Por, atij i duhen dhënë të gjitha shanset që të vijojë pa u ndalur tani pas prangosjes së Balilit. Ngritja e SPAK dhe BKH që do të jetë makina e së vërtetës për gjithë elitën politike të 30 viteve të fundit në Shqipëri, është një  rast për të ecur paralel me pastrimin e gjithë sistemit. Për të ndërtuar më në fund në Shqipëri, një piramidë të drejtë shoqërore, ku gjithkush ta dijë ose të luftojë për ta sigurojë vendin që do të meritojë në të, në sajë të meriokracisë dhe jo nëpërmjet moralit të forcës e ushqyer nga një pjesë e lidershipit politik të vendit. Ndaj pastrimi nga “Balilët” mund të konsiderohet jo vetëm si procesi i ndarjes së shtetit nga antishtetit, por edhe si pjesa e dytë dhe përfundmitare e dekriminalizimit të politikës vetë.

Next Post
FOTOT/ Olta Gixhari përlotet në emision, zbulon ëndrrën e saj

FOTOT/ Olta Gixhari përlotet në emision, zbulon ëndrrën e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

September 27, 2026
U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

September 27, 2026
Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

September 27, 2026
Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

September 27, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

September 27, 2026
Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

September 27, 2026
Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

September 27, 2026
Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com