Sporti shqiptar goditet sërish nga një skandal dopingu. Boksieri shqiptar Rexhildo Zeneli është pezulluar nga lojërat olimpike europiane në Baku, pasi ka rezultuar pozitiv në testet antidoping.
19-vjeçar do të ndeshej të premten, më 19 qershor në kategorinë në 60 kg, por është pezulluar nga garat, pasi në urinën e tij kishte përmbajtje të furosemidës, substancë kjo e ndaluar nga Agjencia Botërore e Antidopingut.
Kjo është një tjetër goditje e rëndë për sportin shqiptar që kohët e fundit ka pasur raste të shpeshta të përdorimit të substancave të ndaluara veçanërisht në sportin e peshëngritjes.
Vijon…..










