• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bajrami apel studentëve: Distancohuni nga maskat! Faktorët e jashtëm mund të nxisin kaos, protestat duhet të jenë paqësore

by E B
17/10/2026 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhelil Bajrami, këshilltar politik i Ali Ahmetit, apelon studentët në Tiranë të protestojnë në mënyrë paqësore, dhe të heqin maskat.

“Dua të kujtoj që me keqardhje kjo protestë nisi në Zvërnec me idenë se po kthehet në Izrael por për fat të keq po na kthehet Tirana në Palestinë. Është një dhimbje e madhe për të gjithë, i bëj thirrje studentëve që të protestojnë në mënyrë paqësore. E gjithë Shqipëria është me to, duhet të distancohen nga maskat. Problemi më i madh janë maskat që në këto 5 ditë kanë treguar mosrespekt.

Nuk ka student në Shqipëri që të mund të përdorë dhunë ndaj institucioneve, janë maskat ato që i përdorin. Kjo gjë çon në destabilitet të madh.

Studentët të dalin të protestojnë në mënyrë paqësore pa maska, e ardhmja e Shqipërisë nuk duhet të ndërtohet me maska.

Është një organizim i corganizuar edhe nga faktorë të jashtëm që nuk duan një Shqipëri të fortë, anëtare të BE. E dimë se Shqipëria ka armiq shumë të bezdishëm edhe në Ballkan apo edhe më gjerë.

Besoj se është një skenar kaosi, nuk do e quaja një grusht shteti. Këto protesta nuk e kanë ende mbështetjen e madhe të shqiptarëve, ata dinë të lexojnë mirë këto skenare. Në këtë mënyrë këta protestues kurrë nuk do të fitojnë simpatinë e qytetarëve. Është koha që Shqipëria të mos digjet, distancohuni nga maskat. Protestoni pa maska, mos kini frikë nga kërkesat që ju takojnë, mos kini frikë nga policia e shtetit. Keni mundësi të bëni ndryshimin e madh, nuk duhet askush të abuzojë në emrin tuaj. Shqipëria është e të gjithëve.

Dimë që në Shqipëri ka kohë që ka një atmosferë të rëndë politike. Të vetmen mënyrë për ardhje në pushtet e shohin përmes kaosit, kjo është e dënueshme. Ata që e kanë këtë kauzë duhet ta dinë, se nëse vijnë në mënyrë të dhunshme në pushtet po ashtu do largohesh. Shqiptarët e provuan dhunën në 1977, dhe nga ai kaos Shqipëria po vuan sot e kësaj dite. Shqipëria sot ka avancuar, është një hap larg BE dhe këtë anëtarësim sot është momenti të marrin përgjegjësin e vet edhe studentët. Janë e ardhmja e Shqipërisë, ju bëj thirrje t’i heqin maskat, të protestoni në mënyrë të ligjshme”, u shpreh ai ndërsa shtoi se këto protesta janë edhe një dorë e zgjatur e faktorit të jashtëm që e duan Shqipërinë të përulur të nëncmuar dhe të djegur.

“Revolucioni nuk bëhet me maska, bëhet me qytetari, me protesta paqësore dhe jo duke djegur institucionet e shtetit shqiptar”, shtoi Bajrami.

Next Post
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

PS nxjerr videon e zjarrit te Gjykata e Lartë: I parapriu Berisha me sulmet ndaj gjyqtarëve! Nuk ka kthim pas për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com