• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bajram & Zgjedhje, Komuniteti Mysliman apel qytetarëve për nesër

by A R
24/06/2017 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besimtarët myslimanë festojnë nesër Ditën e Fiter Bajramit ose ndryshe Bajramin e Madh, pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit.

Skënder Bruçaj, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u ka shpërndarë një mesazh urimi të gjithë shqiptarëve.

Bruçaj ndalet te kuptimi i kësaj dite për të cilën thotë se është dita kur mëritë, hatërmbetjet, dhe smira marrin fund. Sipas tij, është dita kur falen gabimet e të tjerëve, është dita e unitetit shpirtëror që pasqyron ripërtëritjen e vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren.

Në mesazhin e tij, kreu i Komunitetit Mysliman ka diçka edhe për zgjedhjet. Ai thotë se të gjithë do të përdorin të drejtën e votës por nuk duhet të harrojnë se jemi vëllezër pavarësisht rezultateve.

Mesazhi i plotë:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë, kudo që ndodheni!

Më lejoni që në këto çaste të gëzuara të festës se Fitër Bajramit, këtij momenti të gëzimit dhe të lehtësimit shpirtëror, t’ju përcjell mesazhet e mia më të sinqerta për një jetë sa më të lumtur, për shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo sferë të jetës; me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar adhurimet, lutjet dhe sakrificën tonë.

Festa e Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë.

Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita për të gëzuar fëmijët me dhurata dhe përkëdhelje, është dita për të respektuar të moshuarit me mirënjohje dhe dashuri, është dita për t’u gjendur pranë të gjithë atyre njerëzve që presin interesimin dhe vëmendjen tonë.

Bajrami është dita kur mëritë, hatërmbetjet, dhe smira marrin fund, është dita kur falen gabimet e të tjerëve, është dita e unitetit shpirtëror që pasqyron ripërtëritjen e vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren.

Zoti e ka veçuar Bajramin si moment gëzimi, prandaj neve na takon ta vlerësojmë në këtë mënyrë si ditën e gëzimit të zemrave.

Në këtë ditë Bajrami, të gjithë ne do të përdorim të drejtën e votës dhe nuk duhet të harrojmë në asnjë moment që të gjithë jemi vëllezër dhe pavarësisht rezultateve, Shqipërinë e kemi bashkë, pa dallime politike e fetare dhe përgjegjësia për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit bie mbi të gjithë ne.

Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij për më shumë paqe, gëzim e harmoni.

I lutem gjithashtu Allahut t’i mbushë zemrat tona me ndjenja të dashurisë, dhembshurisë, respektit dhe mirënjohjes.

O Zoti ynë! Jepi begati, mirësi, paqe e qetësi dhe stabilitet shoqërisë sonë dhe atdheut tonë Shqipërisë, e bashkë me të, mbarë njerëzimit.

Gëzuar Fitër Bajramin dhe Zoti e begatoftë çdo ditë tuajën. Amin!

Next Post
Truri vetë-programohet që të harrojë!

Truri vetë-programohet që të harrojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In