• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bajram Begaj, ushtaraku model që hap një kapitull të ri për institucionin e Presidentit

by
03/06/2022 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Valdete Sinaj

Propozimi i Gjeneral Major Bajram Begajt nga Partia Socialiste për të qënë Presidenti i ri i Republikës i ka dhënë fund këtë të premte një vale hamendësimesh e supozimesh publike që na kanë shoqëruar javët e fundit, por jo vetëm kaq.

Propozimi i shefit të shtabit të Forcave të Armatosura, profili i një ushtaraku model, të vlerësuar për reputacionin e tij profesional dhe integritetin individual duket se do të mbyllë njëherë e mirë, një kapitull të vjetër të historisë së demokracisë sonë, bjerrjen e institucionit të presidentit në kënetën politike.

Të gjithë ata që e njohin nga afër gjeneralin me karrierën e pasur ushtarake dhe qytetarin model Bajram Begaj, e kanë fare të qartë se sa domethënës dhe i rëndësishëm është profili i tij në krye të shtetit.

Vlerat që Begaj ka demonstruar duke përmbushur me dinjitet detyrat e njëpasnjëshme në fushën e sigurisë, janë ato që sot i nevojiten më shumë se kurrë Kreut të ri të Shtetit, për ta ngritur institucionin e Presidencës në nivelin më të lartë të përfaqësimit të shqiptarëve.

Një institucion të nxjerrë nga binarët kushtetues si ai i presidencës nën drejtimin e Ilir Metës, mund ta shpëtojë dhe nderojë vetëm integriteti moral e profesional si ai i Bajram Begajt.

Gjeneral Begaj, i vlerësuar edhe nga forcat ushtarake të aleatëve perëndimorë, përfshirë këtu NATO-n, për profesionalizmin, vendosmërinë dhe kontributin e tij në fushën e sigurisë kombëtare e rajonale, tanimë ka shansin që të njejtin standard, atë të qytetarisë në shërbimin publik, ta reflektojë në detyrën e kreut të shtetit, si një tjetër kontribut madhor ndaj vendit të tij.

Next Post
Kandidat për President/ Pse përpara votimit në Parlament, Bajram Begaj do heqë dorë nga posti dhe grada ushtarake

Kandidat për President/ Pse përpara votimit në Parlament, Bajram Begaj do heqë dorë nga posti dhe grada ushtarake

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Moisiu ishte president i shkëlqyer ,se vinte nga radhet e Ushtrisë shqiptare.Bujar Nishani ishte president i mirë, përsëri se vinte nga radhet e Ushtrisë.Edhe Zoti Bajram Begaj meqënëse vjen nga radhet e Ushtrisë shqiptare,do të jetë një president shumë i mirë për Shqipërinë europiane.Disiplina,rregulli,korrektesë,maturia,racionaliteti në vendimet që do të marrë,do e bëjnë Z. Bajram Begaj të jetë shumë i respektuar nga të gjithë shqiptarët . Faleminderit.Deri më tani 1 president mbetet Z. Alfred Moisiu .Ai është shembulli i shkëlqyer

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In