• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bajram Begaj presidenti i ri, Mustafaj: Eksperienca e tij është garanci për integritet për Presidencën. Rama, surprizoi…!

by Java News
03/06/2022 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar kandidaturën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begajt, si kandidat për president të republikës së Shqipërisë, i cili do të votohet ditën e shtunë në orën 18:00.

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Mustafaj tha se kjo është një zgjedhje shumë e mirë.

Sipas tij eksperienca ushtarake e zotit Begaj do ta bëjë atë një president të mirë, edhe pse ai do të provohet në këtë detyrë të re.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Zoti Mustafaj, tashmë kemi një kandidat për president, ai është zoti Bajram Begaj, cili është komenti juaj?

Mustafaj: Nuk e njoh personalisht, por mua më vjen mirë, sepse detyra që ka ai, përvoja që ka ai, është një lloj garancie për integritet për Presidentin e Republikës.

Xhokaxhi: Është i vetmi ushtarak në nivele kaq të larta dhe është mjek?

Mustafaj: Ai ka bërë karrierë në ushtri, ka afër 30 vjet që është në ushtri dhe nuk është i pari mjek që arrin në grada kaq të larta. Përvoja në ushtri, e ka bërë karrierën në ushtri në këtë periudhën kur ushtria ka qenë e hapur, e depolitizuar, është për tu besuar se do të jetë një president i mirë.

Xhokaxhi: Është një zgjedhje e mençur kjo e Ramës?

Mustafaj: Mbetet për tu provuar tani Gjeneral Begaj  është i përshtatshëm për President, është një mision krejt ndryshe nga ajo që ka bërë deri më sot. Kemi patur dy president që vinin nga ushtria Moisiun dhe Nishanin, të dy janë përvoja pozitive.

Xhokaxhi: Gjatë gjithë këtyre ditëve edhe pse pati një hermetizim në PS për emrat, sërish dolën disa emra, u duk sikur Rama luajti me efektin surprizë?

Mustafaj: Sigurisht që ka luajtur, është një zgjedhje e Ramës, ai ka surprizuar edhe kryesinë e tij.

Xhokaxhi: Si shihet në sytë e opinionit?

Mustafaj: Publiku do të presë ta shohë në detyrë, unë jam i bindur, duke i bërë një paralajmërim, unë do të thosha që detyrën po e merr në një moment të vështirë për Shqipërinë. Nuk mund të jetë ndryshe përveçse përballë me Edi Ramën, duke iu përmbajtur Kushtetutën. Rama ka deklaruar publikisht që nuk e ka lexuar Kushtetutën, dhe presidenti do të gjendet përballë këtij kryeministri që nuk e ka lexuar Kushtetutën./m.j

Next Post
Intervista e parë e gjeneral Bajram Begajt, që nesër zgjidhet president i Republikës

Intervista e parë e gjeneral Bajram Begajt, që nesër zgjidhet president i Republikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In