• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bajram Begaj për president/ Berisha thirrje Metës: Mos e lejo. Precedent i rrezikshëm dhe anti-kushtetues

by Java News
04/06/2022 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur shkelje të Kushtetutës propozimin nga ana e PS e emrit të Bajram Begajt për President të ri të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se propozimi i shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise shqiptare per postin e Presidentit te Republikes “eshte nje shkelje flagrante e Kushtetutes se vendit me pasoja shume te renda per te sotmen dhe te ardhmen e vendit”.

Për këtë Berisha i referohet nenit 167 të Kushtetutës që përcakton se “Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike”.

Kështu, Berisha i bën thirrje Metës si Presidenti i vendit, “te mbroje Kushtetuten dhe te mos lejoje kete dhunim flagrant e tejet te rrezikshem te saj”.

Kujtojmë që Bajram Begaj dha dorëheqjen nga postet që mban në FA dhe gradat e dhëna, ndërsa kjo duhet të pranohet edhe nga kreu i shtetit Ilir Meta. Vetë Presidenti Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Stamboll këtë të shtunë kur pritet të votohet në Kuvend, pasditen e 4 qershorit dhe kandidatura e PS për President.

Reagimi i Sali Berisha

Nje akt antikushtetues dhe precedent teper i rrezikshem per vendin dhe demokracine!

Te dashur miq, propozimi i shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise shqiptare per postin e Presidentit te Republikes eshte nje shkelje flagrante e Kushtetutes se vendit me pasoja shume te renda per te sotmen dhe te ardhmen e vendit.

Kushtetuta e Shqiperise ne nenin 167 percakton

“Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.�Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.”

Ky nen pra u ndalon rreptesisht ushtarakeve aktiv te zgjidhen apo emerohen ne detyra te tjera. Ndaj dhe ky emerim eshte antikushtetues dhe i rrezikshem per te sotmen dhe te ardhmen e demokracise shqiptare.

Kjo shkelje e rende e Kushtetutes zhyt vendin ne nje krize te rende kushtetuese.

Kjo se pari se Kushtetuta ne precaktimin e saj eshte e qarte si kristal dhe eshte taksative ne nenin e saj se ushtaraku aktiv nuk mund te emerohet dhe zgjidhet ne detyra te tjera jashte Ushtrise.

Ai qe beson se mund te shese gjeneral Bajram Begajn si ushtarak jo aktiv ai tallet me Kushtetuten, Ushtrine dhe shoqerine shqiptare. Gjeneral Begaj, i cili edhe ne kete moment eshte shefi i shtabit te pergjithshem pra aktiv, po jep doreheqjen apo po shkarkohet me dekret pra po largohet nga Ushtria si ushtarak aktiv pikerisht per tu emeruar ne nje detyre qe Kushtetuta nuk e lejon.

Do te ishte antikushtetuese, e turpshme dhe jashte çdo llogjike ligjore te shpallje ushtarak jo aktiv ate qe kalon nga karrigia me e larte e Ushtrise ne karrigen me te larte te shtetit. Ne rast se gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohesh te kishte hequr dore nga funksionet ushtarake.

Per qendrimin e tij te dy diteve te fundit ai provon se nuk njeh ligj as Kushtetute per ambiciet e tij per pushtet ndaj dhe duhet larguar urgjent nga Ushtria si preson i rrezikshem per vendin.

Miq, Kushtetuta ne nenin e saj 167 eshte taksative me qellim qe ushtaraket per kohen qe jane ushtarak aktiv nuk mund te kene, ushqejne ambicie per pushtete te tjera.

Me kete akt antikushtetues krijohet precedenti teper i rrezikshem per vendin sepse krijon precedentin e mundesise se ardhjes se ushtarkeve ne pushtet pavaresisht se kushtetuta nuk i lejon ata.

Njelloj si sot Bajram Bega, neser nje pasardhes i tij mund te perdor kete precedent kushtetues per te uzurpuar qofte dhe me grusht shteti kreun e shtetit.

Denoj me forcen me te madhe kete akt tipik per juntat dhe te pashembullt ne historine e vendeve te lira.

Denoj kete akt si deshmi flagrante e kapjes se shtetit dhe Kushtetutes nga nje organizate kriminale me ne krye Edi Ramen, qe nuk ka interesa te tjera perveç vjedhjes dhe plaçkitjes te qytetareve.

I bej thirrje Presidentit te Republikes te mbroje Kushtetuten dhe te mos lejoje kete dhunim flagrant e tejet te rrezikshem te saj. sb

g.kosovari

Next Post
Shkatërrohet banda siciliano-shqiptare në Ragusa/ Sekuestrohen tonelata marijuanë, para dhe kallashnikovë

Shkatërrohet banda siciliano-shqiptare në Ragusa/ Sekuestrohen tonelata marijuanë, para dhe kallashnikovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ndreu dhe Çako: Situata nën kontroll, autori i zjarrvënies i arrestuar

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ndreu dhe Çako: Situata nën kontroll, autori i zjarrvënies i arrestuar

July 4, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha uron SHBA në 250-vjetorin e Pavarësisë: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës

July 4, 2026
Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi

Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi

July 4, 2026
Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

July 4, 2026
Rama replikon me një protestues: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Sot feston 62-vjetorin, Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

July 4, 2026
Flakët në malin e Shëngjinit, ndërhyn edhe helikopteri i ushtrisë! Nuk rrezikohen banesat

Flakët në malin e Shëngjinit, ndërhyn edhe helikopteri i ushtrisë! Nuk rrezikohen banesat

July 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Amerika, 250 vjet: historia e një vendi që ndryshon kur qytetarët reagojnë

July 4, 2026
Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur Koço Qendro, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur Koço Qendro, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

July 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e diel 5 korrik 2026

July 4, 2026
Pushues nga Kosova drejt bregdetit/ Fluks i lartë hyrjesh në Morinë, 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun

Pushues nga Kosova drejt bregdetit/ Fluks i lartë hyrjesh në Morinë, 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In