• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bajraktarë, flamurtarë dhe hokatarë

by Enver Robelli
12/02/2018 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqëritë e tjera flasin për të arritura të prekshme, ndër ne zhvillohen kacafytje për flamuj.

Nga Enver Robelli

Në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës sërish në kthinat e mediave sociale është ngjallur një debat mbi flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, të cilin për arsye historike edhe shqiptarët jashtë territorit të Shqipërisë e shohin si pjesë të tyre, si bajrak kombëtar.

Debati aktual më shumë i ngjan ballafaqimit të fansave të futbollit, të cilët nga njëra tribunë në tjetrën hedhin fjalët më të rënda.

Para disa javësh Donald Trumpi në stilin e tij tha se e kishte pullën më të madhe për të vënë në lëvizje raketat bërthamore kundër atij trashaluqit të Penjanit.

Jo pak bajraktarë shqiptarë të botës virtuale po sillen si Trumpi: unë e kam flamurin më të bukur.

Vrulli me të cilin po zhvillohet debati mund të krijojë përshtypjen – gjithsesi të gabueshme – se njerëzit nuk kanë halle të tjera, andaj secili bëhet specialist flamujsh, emblemash, shqiponjash, yjesh, ngjyrash, mesazhesh, identitetesh.

Atëherë – kush e ka më të mirë flamurin? Ata apo ne? Kush janë ata dhe kush jemi ne? A mund të ketë konkurrencë me simbole kombëtare e shtetërore brenda një kombi, i cili për shkak të rrethanave historike sot mund të konsiderohet komb me dy shoqëri dhe dy shtete?

Në viset tona çdo gjë është e mundshme, sidomos debatet e zjarrta për çështje identiteti e flamuri. Ka të tillë që mendojnë se Kosova nuk duhet të ketë flamur. Nga këtu nuk është larg pyetja: çka na duhet shteti? Ç’na duhet, kur mund të jetojmë me ëndrrën e madhe të «bashkimit kombëtar».

Rrjedhimisht, tendenca që çdo simbol i Kosovës të shihet si diçka e huaj, është e rrezikshme. Ashtu siç politizohen edhe gjërat më banale të jetës së përditshme, ashtu politizohet edhe çështja e flamurit. E ka apo nuk e ka vendin «Te Rrethi» flamuri kombëtar apo ai i Kosovës?

Nuk është kurrfarë akti patriotik sot të bëhen skena me asnjërin flamur, aq më pak me atë me shkabë. Është vetëm popullizëm. Më 1968 ka qenë ndryshe dhe atëherë njerëzit kanë marrë rreziqe të mëdha mbi vete për të ngritur flamurin kombëtar.

Njëri ndër ta në Gjilan ka qenë Sadik Sadiku, të cilin tërë qyteti e ka njohur si Sadik Qorri, pronar i ëmbëltores «Skenderbeu». Në mbarë Kosovën ka pasur njerëz të tillë.

Fatmirësisht ato kohëra kanë ikur. Sot është anakronike të zhvillohen gara me flamuj. Nuk duhen elaborate të gjata dhe të mërzitshme për të sqaruar përse Kosova u bë shtet dhe përse ka flamur. Sepse Shqipëria për një shekull nuk ishte në gjendje ta çlirojë Kosovën.

As Kosova veten. Në ditën kur Kosova e shpallte synimin për t’u bërë republikë, më 2 korrik 1990, mijëra shqiptarë në Tiranë nuk u nisën drejt Kosovës për ta çliruar, por u futën në ambasadat e huaja – dhe bënë mirë, sepse shkuan në Itali, Gjermani, Greqi e vende të tjera, ku me paratë që fitonin atje e mbajtën gjallë, me bukë e me kripë, Shqipërinë. Me bark të zbrazur nuk luftohet.

Më 1999 marrëveshjen e Rambouillet, e cila parashihte autonomi për Kosovën dhe disa mijëra ushtarë e policë serbë në Kosovë, e pranuan madje edhe ata krerë të UÇK-së që më parë kishin thënë se qëllimi i luftës së UÇK-së ishte bashkimi i Kosovës, Çamërisë dhe Shqipërisë në një shtet, natyrisht duke përfshirë viset shqiptare në Serbinë e jugut, në Maqedoni dhe në Mal të Zi.

Gjërat rrodhën ashtu siç i dimë: Serbia nuk e nënshkroi marrëveshjen e Rambouillet dhe NATO filloi bombardimet.

Në retrospektivë vendimi i palës kosovare për të nënshkruar këtë dokument duket (dhe është!) vizionar. Kaq dije për të kaluarën e afërt mjafton për të parë sa absurde është gara e flamurtarëve, bajraktarëve dhe hokatarëve të Facebookut.

Por ndoshta debati për flamuj është simptomë e krizës së përgjithshme që ka përfshirë Kosovën prej vitesh.

Ditët shkojnë e vijnë me debate mbi polemikat dhe polarizimet në parlament dhe jashtë parlamentit, në studio televizove dhe forume virtuale.

Shoqëritë e tjera flasin për të arritura të prekshme, ndër ne zhvillohen kacafytje për flamuj.

Ndërkohë pacientët mund të vdesin nëpër spitale që duken si të qëlluara me bomba, të papunët mund të presin në trotuar nëse vjen ndokush i merr për të ngarkuar a shkarkuar ndonjë mall, pastaj afera e korrupsionit ndjek tjetrën dhe sundimtarët tanë bëjnë qejfe me paratë e qytetarëve nga kryeqyteti në kryeqytet, nga hoteli në hotel – prej Zvicrës në Amerikë. Këto probleme nuk mund të mbulohen, as shërohen me gëzof flamujsh.

Next Post
Veprimet e një burri shteti

Parlament/ PD i vë 'fshesën' 2 grave, për t'i hapur rrugën një burri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

February 19, 2026
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

February 19, 2026
Ngjela paralajmëron zgjedhje të reja pas 2 muajsh: Nëse fryma amerikane e Bashës…

Ish-krerët e UÇK janë sot në burgim kriminal në Hagë me kërkesë nga Serbia

February 19, 2026

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

February 19, 2026
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

February 19, 2026
Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

February 19, 2026
Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

February 19, 2026
“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

February 19, 2026
Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In