Bajerni i Mynihut ka marrë fitoren e dytë në grupin E, duke mposhtur në transfertë ekipin grek të AEK-ut. Kampionët e Gjermanisë triumfuan më rezultatin e pastër 2-0 duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në fazën tjetër.Skuadra e AEK-ut arriti që të mbijetonte vetëm në 45-minutat e para të cilat përfunduan me rezultatin e bardhë 0-0.
Në pjesën e dytë Bajerni gjen rrugën e rrjetës që në minutën e 61-të me anë të Martinez, ndërsa vetëm pas dy minutash në të 63-tën Levandovski vulos shifrat në 2-0.
Me këtë fitore Bajerni kryeson grupin me 7 pikë, ndërsa AEK renditet në vend të fundit me 0-pikë.Ndërkohë, në ndeshjen tjetër mes Young Boys dhe Valencias e Grupit H nuk pati asnjë fitues.Sfida e luajtur në Zvicër u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin miqtë me anë të Batshay, por vendasit barazuan me Hoarau.
Pas këtij barazimi Valencia renditet në vendin e tretë me 2 pikë, ndërsa Young Boys në vend të fundit me 1 pikë, pergatiti Tema.










