• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baçi: Pas 2025-s, duam Berishën kryeministër të ardhshëm të qeverisë së djathtë

by Java News
27/03/2024 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së së Rithemelimit Luan Baçi tha në MCN Live që Sali Berisha është kryeministri më i mirë që mund të ketë opozita pas zgjedhjeve të 2025-ës. Baçi vuri në dukje se lista e kandidatëve për deputetë do të përcaktohet nga primaret brenda partisë, dhe jo nga Berisha apo Bardhi. Ai kërkoi nga 10 deputetët e grupit Basha të reflektojnë dhe t’i bashkohen PD-së së Rithemelimit sikurse bëri grupi Bardhi.

PD ka statutin e saj dhe në Kuvendin e PD-së iu parapri me ndryshimet në statut që të kishte një riorganizim, nisur nga kushtet ku ndodhet, dhe këto dispozita tranzitore janë të përkohshme për të rregulluar bashkëpunimin në strukturat e PD, dhe atyre deputetëve që nuk kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor që ka zhvilluar PD këto dy vite. Nuk ka pasur ndonjë problematik te strukturat, përveç debateve dhe diskutimeve, ato kanë qenë dhe do vazhdojnë të jenë. I vetmi problem që shoh që duhet riparuar është që edhe ata deputet që vazhdojnë t’i bëjnë karshillëk PD-së dhe demokratëve, nuk kanë më kohë të presin, duhet të reflektojnë në mënyrë të menjëhershme që të vijnë te demokratët, edhe këta 10 deputetë. Asnjëherë s’jemi ndarë për fare. Edhe këta kolegë të tjerë deputetë, janë 10, duhet të reflektojnë dhe të vijnë te demokratët, sepse është e sigurt që s’kanë të ardhme atje ku janë, edhe pse Basha vazhdon t’i mashtrojë. E ka dhunti mashtrimin. Kryetari Berisha me ngritjen e strukturës së posaçme, me tre përfaqësues të opozitës, u propozua që një nga këto vende të ishte për deputetët ende të papërfaqësuar ende. Fakti që s’pranuan të jenë pjesë, tregon që kanë një mision tjetër nga demokratët, që të jenë opozitë brenda opozitës, që Rama të na i përdorë shpesh herë. Ky Parlament do të quhet normal, kur kryetari i opozitës të hyjë në Parlament. Të gjithë deputetët e opozitës duhet ta artikulojnë. Jemi bashkim në diversitet, por jo në atë që ne e kemi artikuluar, që burgosja e Sali Berishës është politike”.

Duke folur mbi faktin që Parlamenti nuk ka marrë një vendim për mandatin e Olta Xhaçkës, Baçi thotë:

Për herë të parë Parlamenti bën çudinë. Kur vjen puna që shprehet Gjykata Kushtetuese…Madje ia ka kërkuar kryetarja e gjykatës në mënyrë publike trajtimin e çështjes Xhaçka dhe Parlamenti hesht. Znj.Nikolla bën një lojë fjalësh që është në kompetencë të pjesëve të tjera të Parlamentit, ia delegon Këshillit të Mandateve. Shikojmë një rakordim të kryetares së Kuvendit me Këshillin e Mandateve, me urdhër të Ramës, për ta mbajtur zvarrë çështjen Xhaçka. Po i zgjasin ditët që znj.Xhaçka të mos largohet deri tani. Por me arrestimin e Goros, që duhet të ishte arrestuar më shpejt, dhe për të tjera çështje. Problemi duhet të ishte zgjidhur më shpejt, znj. Xhaçka i duhej hequr mandati”.

Deputeti tha se mendimi i tij personal është që Berisha duhet të jetë kryeministri i qeverisë së djathtë, ndërsa shtoi se lista e deputetëve përcaktohet nga anëtarësia.

Një qeveri hije s’mund të dalë nga kryetari i partisë, apo struktura, qeveria përcaktohet nga vota e demokratëve. Berisha e ka thënë publikisht që kryeministri i qeverisë së djathtë do kalojë në votim, kush do jetë kryeministri. Berisha e ka të gjithë të drejtën që të garojë për kryeministër. Nëse do mendimin tim personal unë jam që kryeministër i ardhshëm i PD të jetë Sali Berisha. Në të gjitha këndvështrimet që e shoh, do jetë kryeministri më i mirë që ka opozita. Nuk ka një problem me SHBA-të, por me një shpallje non grata që është e kontestueshme”.

I pyetur a po përgatitet PD e Rithemelimit për listat e kandidatëve për deputetë, Baçi tha:

PD s’ka si të merret me listat, s’e bën dot as Berisha, sepse nuk e lejon statuti. Statuti e parashikon që lista do kalojë nëpërmjet anëtarësisë, do votojnë të gjithë një anëtar një votë”.

I pyetur a ka epërsi Gazment Bardhi në përcaktimin e listave për deputetë brenda PD-së së Rithemelimit, Baçi tha:

Nëse mblidhet Këshilli Kombëtar dhe të bëjë ndryshime për të riparë mënyrën si do bëhen listat. Në momentin që flasim askush nuk ka të drejtë të mendojë ndryshe. Nuk ka deputetë të privilegjuar, apo të paprivilegjuar. Nuk vendos dot as Berisha, as Kryesia e PD, përveç anëtarëve të PD”.

/f.s

Next Post
‘Po i jepet sinjal politik SPAK-ut’/ Grupi i PD letër Nikollës për mandatin e Olta Xhaçkës

'Po i jepet sinjal politik SPAK-ut'/ Grupi i PD letër Nikollës për mandatin e Olta Xhaçkës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Michel de Montaigne dhe Shefqet Peçi

January 23, 2026
Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In