Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca, planifikon të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar të Janarit.
Sipas “Calciomercato.com”, ish-ylli i Sevillas është i gatshëm të rikthehet në La Ligë. Thuhet se Valencia do të tentojë blerjen e Baccas gjatë Janarit.
Gjatë verës interesim për lojtarin e Kolumbisë kishte shfaqur edhe skuadra franceze, Paris Saint-Germain, por transferimi dështoi pasi Rossonerët kishin kërkuar shumë para për ta liruar. /a.m.