• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baca Adem, lamtumirë!

by Bedri Islami
27/07/2018 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bedri Islami/

Nuk e di kur e kam dëgjuar për herë të parë emrin e Adem Demaçit, por e kam lidhur gjithnjë me romanin e tij “Gjarpërinjtë e gjakut” dhe thënien e tij lapidare në atë libër, “Jo atyre që çojnë dorën e krimit, por atyre që shtrijnë dorën e pajtimit”.

Ky ka qenë edhe motivi i jetës së tij. Megjithëse një revolucionar i klasit të parë, njeri që besonte tek lufta dhe ëndërronte Ushtrinë e Kosovës, ai gjithnjë ishte edhe njeriu i paqes; ndoshta njeriu më i përkryer i paqes që kanë njohur brezat.

Dukej radikal, por ishte i butë si një njeri që ka patur zemër të madhe, shume të madhe.

Dukej i ashpër, por ishte tepër njerëzor, me fjalët e zgjedhura dhe togfjalëshin e përdorur shpesh, ” djalë i bacit”.

Ishte njeriu i 28 viteve burg, dhe burg të rëndë, në qelitë e burgjeve serbe e në fund kroate, por kurrë nuk deshi burg për bashkëvendësit e tij serbë, të cilët, edhe kur e burgosën, e dinin se po privonin nga liria një njeri, emri i të cilit nuk ishte ai i gjakësorit, por i dorës së shtrirë për një jetë të përbashkët.

Ishte njeriu që adhuronin të burgosurit politikë të Kosovës, megjithëse nganjëherë nuk ishin për ëndrrën e tij, ëndrrën e Kosovës së lirë për të gjithë; edhe për pakicat.

Ishte njeriu që i besonin të gjithë, edhe kundërshtarët e tij politikë më të ashpër, sepse sinqeriteti i tij ishte çarmatosës, ishte përmbyllës dhe shpesh herë deri në atë kuptimin e hapjes së shpirtit.

I prerë në fjalën e tij, por edhe i gatshëm të të dëgjojë deri në fund dhe, nëse e kishte pasur mendimin e nxituar, nuk kishte drojë të thoshte, “Djalë i bacit, vetëm të vdekurit dhe të marrët nuk ndryshojnë”.

E adhuronte Shqipërinë, ashtu si kishte qenë gjithnjë ajo, edhe e vetmuar, edhe e ringritur. I donte rrugët e saj, sheshet, legjendat e përbashkëta, qytetet, por shpesh herë nuk e donte politikën, dhe kjo e fundit, disa herë provoi ta përdorte emrin e tij të madh.

Nuk e mbaj mend kur e kam takuar për herë të parë për herë të fundit e mbaj mend fare mirë.

Kur jemi takuar, si shumë të tjerë, e kam dashur me shpirt, me gjithë fuqinë e zemrës dhe e kam besuar si besojmë një Zot.

Kur u takuam një herë në Zvicër dhe ai sapo kishte hedhur idenë e Ballkanisë, kisha shkruar ” Ballkania mos ardhtë kurrë, o baca Adem”, dhe diskutuam gjatë nëse duhej apo jo ky koncept, sidomos në fillimin e luftës.

Ishte njeriu më i dhembshur që kam njohur, me tingëllimën e shpirtit si një fëmijë.

Të dy ne, edhe ai, si Njeriu i veçantë, edhe unë, si mik, kishim një idhull të përbashkët: Fehmi Lladrovcin.

Fehmiu kishte qenë në një burg me të, në Staragradishkë dhe Adem Demapi kishte besimin më të madh të mundshëm ndaj tij. Thoshte shpesh se “nëse në këtë punë është Fehmiu, atëherë është punë e pastër”.

Fehmiu e adhuronte atë.

10 vite më parë, kur botova librin “Fehmiu dhe Xheva – përjetësia e dyfishtë” ai erdhi në të gjithë promovimet e librit, edhe në Shkup, ku, në një sallë disa qindra vendesh, ku njerëzit rrinin edhe në këmbë, bëri vlerësimin e librit dhe tha fjalët e tij të zemrës.

Adem Demaçi u largua nga jeta. Qetësisht. Butësisht. I dashuruar me jetën dhe i përqafuar me përjetësinë. ASKUSH më shumë se sa ai nuk e deshi Kosovën dhe askujt tjetër nuk i takon nderi që i duhet bërë atij.

Historia e Kosovës e dekadave të fundit ka kaluar përmes dy Ademave; Adem Demaçit dhe Adem Jasharit.

Si një fillesë e zanafillës për historinë e re të kombit tonë.

Baca Adem, lamtumirë! Ti je prej kohësh në panteonin e lirisë. Rast i rrallë kur je ende i gjallë dhe në panteon.

Lavdi!

Next Post
Vajzat VIP shqiptare që u penduan për ndërhyrjet plastike

Vajzat VIP shqiptare që u penduan për ndërhyrjet plastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In