• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

by Agron Gjekmarkaj
27/01/2026 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika kërkon ndjesë për mungesën e gjatë dhe sjell në vëmendje ngjarjet e mëdha.

Një sërë ngjarjesh kanë ndodhur teksa autori i “Kronikës” mendoi të pushonte brinjet e drobitura nga betejat e shumta, t’i jepej heshtjes si murg i ngratë në mungadën e tij të vetmisë.
Ndodhitë kanë rënd që të shkojë haka tek i zoti!

Babua një ditë të bukur më quajti “aset pozitiv”, punë e madhe për diversionin mendova, fillova festën e ahengun!

I veshur me atë autoritet Vengun e urdhërova që çdo ditë të më sjellë kafenë, të ma bëjë të mirë, pështyva u tha të piu e zeza se ta këpus veshin ju hakërreva! Delinës të më bëjë petulla e saken se i ftohen rruges, t’i mbulojë me napë!

Nikon vetëm e qortova lehtë se gjatë mungesës dy mujore, Kostaqit i rrëmbyen divane, karrige, dy shishe mjaltë që i mbante për të ëmbëlsuar gojën, në zyrë vetëm librat i kishin lënë rrah e krah se ato shkaktojnë alergji në Kuvend! E porosita mos e ler evlane në këmbë, në dorë të fyellit Genc Gjonçaj se do ju marr zet te dyve me rrabat! Jo tha Niko mazallah me doren time do ja bej mobiljet e reja se ka nje zdrukthtari të mirë e të lirë në Korçë!

Sypetrit Malajt i hoqa një çok kokes he teveqel , teveqel i thashë sillu mirë se të shkarkova, pisk e ke punën se je pak mendjelehte e kopuk!

Gonxhes i bëra një kërcënim me dorë duke imituar të rrahurën paq- ngriti supet për të më thënë ç’ke o vëlla?

Ta kesh more zullap i thashë se e rrahura të bën mirë si buka për aq shakllaban sa je , ja i zure vendin edhe Margaritit e hape varr në mide!

Mamicës i bëra benë mos ja bëj zemrën levere Nallbasë, jo me Rutte kodoshin jo me dengla si ajo ku Fidani te mbante çadren se te pret gjëma! Antonetes i lashe detyre te me beje nje torte me emrin tim e te ma sjelle nga Fieri se embelsirat ma qetojne xhanë!

Tezja që ymer e bereqet pastë e marrë nga ditët tona se nuk e dinim që ajo na paskësh sjellë lirinë me 8 dhjetor 1990, po meqenëse ajo e tha me gojë ne e besojmë e i ngjatetohemi.
E përshëndesim me një urraaa të majme.

Klosi theri desh e qingja për ditëlindje.

Mbushi 62 vjeç edhe njëqind.
Një karvan me të imta i sollën nga Mallakastra!

Njerit syresh ja këputi kokën mbi sofër se po i bënte shumë kakërdhi!

Në një anë ja mbante Buçkua nga këmbët, në tjetrën Antoneta nga brirët se kishte qënë zevzek e trazovac i madh.
Sofiani lëshoi një pasthirrme habie për veglat , o nënë o nënë të bëshme i paska firauni, sa Gonxhja në këmbë, gjynah të sakatohen të tillë xhevahirë, kush e di çfarë i ka punuar tufës.

Shokët e partisë mblodhi në mes të ngricës së Janarit po buka u bëhej nyje në fyt, lëmsh, kob!

Bela plot me derte në krye të tavolinës po të gjithë rënkonin sa po zgjat kjo – pse nuk bie, të marrim dhe ne ndonjë gjë, të ikin ministrat e saj, t’i ndajmë ne!

Dritaret i kishin mbyllur me derrasa të kryqëzuara nga pas.
Frika virane mos u shfaqej Gysi kopanisesi, i vuvoste!
Eh ka dorë të rëndë dreqi tha Ulësia.

U dëgjua një zhurmë!

Erdhi erdhiii erdhiii thanë, ikni ikni dritat rënkuan një zë dhe u futën nën tavolina të traumatizuar.

Tonit i mbeti shpatulla jashtë se është shëndoshur dhe qejfin e ka tek e ngrëna.
“Uluu uluu fshihu mor të fshifttë mortja fshihu” tek mundohej të merrte një mëlçi qingji, i ulërinin.

Pasi kaloi rreziku, Niko mori mandolinën në një trio me Damon e Çuçin për të kënduar “në moshë të dashurisë kur mbusha 20 vjeç”, por zëri i lagur nuk ndezi.

Aty këtu dyshemeja ishte qullur.

Ikën kohërat kur Mamica me Mimin di Puccini ja merrnin e ja kthenin me qashtësi e luzëm, duke rrënqethur mish e ngritur përpjetë qimet e trupit si heshta.

Babua i kishte bërë peshqesh një palë letra nga ato të mirat qe netet mos ti dukeshin te gjata qamet!

“Kronika” pas kësaj hyrjeje kthehet tek aktualiteti, tek seanca e sotme!

Gaz Bardhi magazinier dosjesh e informacionesh njëfarë Fusheje pa të kaluar shihte me qesendi here njerin here tjetrin i gatshem te leshoje zjarr e zift! Taos i përcëlloi veshët! Njëri nga tanët u mërzit aqesa kerkoi ndeshkim , duket ju dhims Tao!

O Rrapi, Rrapii… Rrapi more i thërriste Braçe Klosit që fliste për suksesin e një sporti të padëgjuar në këto anë!

Një deputeti kuqalosh ngjitur skuqej edhe me nga kjo prishje e unitetit socialist!

Zeniqeja rrinte e menduar gjithë kohën si poete e serës së lartë!

Arkendi mbante shënime për të nxënë, i mërzitur qe Toni po hesht dhe mangut i le ca dituri! Kiduina i sillej rrotull një habie filozofike!

Jorushi ishte mjaftueshëm e gëzuar pas suksesit të Protestës!

Saimir Koreshi qenkësh edhe piktor i mbaruar firauni jo veteëm hokatar ! Nje portret i kishte bere Maznikut mbi kale si Napoleoni! Erjon Malaj dëgjonte me endje Ogin e herë pas here madhëngjehej!

Salianji virani me mori në tel pas shumë kohësh, lëvdoi gjithë botën ashtu siç di ai, saken se nxori ndonjë llaf të keq nga goja! Mejtova kaq i butë e i bekuar sa është do ishte bërë prift e do e thërrisnim padër Salianji!

Next Post
Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! "E mbajnë nga krahët"(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, mes viktimave konfirmohet një shqiptar

Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, mes viktimave konfirmohet një shqiptar

January 27, 2026
FOTOT/ Kokaina iu vinte me avion nga Meksika, dënohen çunat kuksianë të Liverpulit

FOTOT/ Kokaina iu vinte me avion nga Meksika, dënohen çunat kuksianë të Liverpulit

January 27, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Padia e kryeministrit në Kushtetuese/ Çupi: Drejtësia ka rënë në pozitat që nuk po kërkon drejtësi, por pushtet

January 27, 2026
Spanja miraton dekretin për legalizimin e rreth 500 mijë emigrantëve pa dokumente

Spanja miraton dekretin për legalizimin e rreth 500 mijë emigrantëve pa dokumente

January 27, 2026
Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

January 27, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Për të gjithë ata që mendojnë se po “vetëposhtërohemi” në Izrael

January 27, 2026
Kryeministri i futet komedisë, Starmer përqesh Macron dhe del në skenë me syze

Kryeministri i futet komedisë, Starmer përqesh Macron dhe del në skenë me syze

January 27, 2026
“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

Berisha ankohet për censurë, monitorimi i AMA-s: PD mori 80% të kohës televizive gjatë dhjetorit! Kryedemokrati më shumë se Rama në TV

January 27, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

January 27, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Pse nuk eci dhe do ngecin protestat!

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In