• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babo, një ditë më pas i telefonon Bake xhanit!

by Agron Gjekmarkaj
05/06/2022 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Babo një ditë më pas i telefonon Bake xhanit !!

Fati i cili nuk ndihmon guximtaret por zyrtaret e desh që këto mejtime ti shkruaj hipur në balonë duke udhëtuar drejt Romes si sadrazëm mbi sokak. Po ikim me zemrën plot.

Njerëzit janë më të qetë se zakonisht.

Pas kanë lënë një hall të madh, dilemat e pikëpyetjet që e shoqëronin atë mulla. Kë Babo  do  të zgjedhe President të Republikës?

Kush e si do të jetë ai? Sa i gjatë , sa i hollë, sa ezmer, sa xhanan burrë, sa shakaxhi, sa mirënjohës me Babon mbi të gjitha do të jetë?

Tani këto hamendësime që qeder ja bënë qejfin shoqërisë  i takojnë së shkuarës.

Babo i cili mban në dorë kutin e gjësë, masat e perfeksionit, raportin mes formës dhe përmbajtjes, dallimin mes të gjallëve e të vdekurve, duke përballuar vuajtje e mundime e vuri dorën tek Gjeneral Bajram Begaj.

Ne dje parashikuam sesi në krahina  të ndryshme përthyhet emri! Baçi i Republikës në Tepelene! Barjami në Vlorë! Bake  andej nga Permet Skrapari, Bomi në Tiranë. Por mësuam që Babo në telefonatën e tij sot ishte drejtuar me Bake po këtë do shtjellojmë pak më poshtë sapo të vëmë në qoshet  e veta ca vogëlsira.

Meqenëse u vërtit llafi, se nuk na lanë radhë ata të uruar ministrushër e ministrushe me  vrapin e ngasjen engjullore, jashtë për të nxjerrë , ato fjalë zemre, atë nur urimesh, plot gufim e pjalm, ëndje e besë, shpresë e gëzim që Shqipëria atë dekik paskësh pritur për ta ngjatëtuar, me krahë të lehte, me bereqet e shëndet të të kemi në Krye të shtetit tonë me një kokë të vetme o Bajram vëllai!

Ne të opozitës qysh se na ka hy dreqi në bark , mes tollovitjesh të asaj dite me vapë ca shkuam në sallë, ca ndenjën në shtëpi e ca në plazh duke gjykuar njëri-tjetrin moralisht e politikisht.

Ashtu siç i ka hije një luftëtari të paepur dhe jashtë çdo grupi që pretendon monopolin mbi të mirën, në atë të lënduar PD por vetëm në PD kam marrë në dorë flamurin kundër bojkotit të institucionit !

Me të mbështjellë si heronjtë e realizmit socialist, si mitraljeri Sulo në luftëra epike , rënda, krenar por pa entuziazëm në sallën ku baballarët e nënat e kombit pleqërojnë dertet e vatanit.

U akuzuam  nga miqtë puritanë se dashkemi rroga? Po ka ca rrogëtarë ky shteti ynë që ato të uruara kacidhe presin në fund të muajit. Me ato i bëjnë derman jetës. Unë jam njëri prej tyre. Ma bëni hallall që e dua rrogën më shumë se,”opozitarizmin e vërtetë”, në djall “idealet e mëdha” përballë rrogës së vogël! Shyqyr që Presidenti i zgjedhur nuk na ra nga llozha tek përkulej me shtrëngu qepallat me Babon.

Por shtysa e këtij meditimi nuk ishin këto kothere personale po ajo që ndodh një ditë më pas me Babon dhe të vetët!

Babon sot e zu gjumi pasi rojet bënë terbiet edhe një kalinaç që lehte pa pra ! Eh ç’ma nxiu jetën mërmeriti, kështu i mbajnë fjalimet edhe ministrat e mi. Por pastaj fjeti goxha mirë!

Kur u zgjua gjet një mullar me mesazh që e lëvdonin siç dinë ata që ja dinë huqet Babos po për me shumë kanë nevojë për të! Konkluzioni ishte vetëm një që si Babo s’ka, ai është gjeni !

U ndal vetëm tek një ! Presidenti i sapo zgjedhur e falënderonte për besimin, e pyeste si ka fjetur, në është i lehtë ajri i Surrelit ! Babo i cili e tkurr dhe bymen siç do ai konfidencën u angështu pak për këtë afri ! Rrufiti kafen e cila i ngjante si fytyra e thartuar e të gjithë atyre që nuk ja dolën të vinin Dvoranë në bash të vendit ! Me pasi i ra telefonit të Presidentit të sapo zgjedhur ! Nga andej ndihej atmosfera e një bisede institucionale ! Babo i ra shkurt ” unë i kam zët këta titujt dhe emrat e gjatë, po kaq edhe termat serioz si President, Gjeneral e të tjerë !

Në mëdyshje jam mes nofkës Baçi ose Bake xhani ! Kjo e dyta ka më sentiment dhe kolor. Edhe mua vete “i gjati” me thërrasin edhe si distancë po edhe se me shohin nga poshtë ! Ashtu bej dhe ti! Gjenerali gëlltitej se nuk e kishte parashikuar këtë po Babo e ka zët monotoninë ai krijon thyerje! Pastaj vazhdoi s’ke pse me merr shpesh në tel, porositë ti shpie me Elisen ose me Taon, megjithëse këtë të fundit ja kam qepur nga pas opozitës “properëndimore”! Ai i mbulon këta si ky sherrxhiu Gjekmarkaj, i thotë vazhdo kështu si properëndimor se je mirë.

Kështu qe Elisa ti sjell ç’të duhet e të thotë çfarë  të bësh afër është e nuk përton! Ti për çdo hall që të kesh mos u ndal asaj rrëfeja, e sa hap e mbyll sytë fap-fap bëhet ! Po dëgjo se unë jam Presidenti i tha asaj ane të telefonit !

E di Bake e di qe je ndoca shakaxhi ja ktheu, pusho sot mos e merr me stres, hajt gjigant, hajd vëlla ditë të mbarë” !

Kështu e mbylli Babua paraditen dhe ne udhëtimin.

Next Post
‘Paralizohet’ Vlora, çfarë po ndodh në akset kryesore rrugore të qytetit bregdetar

'Paralizohet' Vlora, çfarë po ndodh në akset kryesore rrugore të qytetit bregdetar

Comments 1

  1. Lymi Tutit says:
    4 years ago

    Po pse botoni këto “pamflete” paçavure të këtij gjyhnaqarit, që kujton se ksh është??!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Urdhri i Skënderbeut”/ Begaj vlerëson personalitetet e botës shqiptare: Kapitull i rëndësishëm i historisë sonë!

“Urdhri i Skënderbeut”/ Begaj vlerëson personalitetet e botës shqiptare: Kapitull i rëndësishëm i historisë sonë!

December 10, 2025
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Salianji i ftuar për “Foltoren” e radhës nga demokratët e Gjirokastrës”/ Bejko: Servilë të Berishës, ata që ikën e…

December 10, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Berisha mori vulën dhe godinën, por jo bazën”/ Lami: Synimi i Salianjit, ende i paqartë

December 10, 2025
VIDEO/ Dronët ujorë ukrainas bombardojnë anijen cisternë të naftës në Detin e Zi, pjesë e “flotës hije” të Rusisë!

VIDEO/ Dronët ujorë ukrainas bombardojnë anijen cisternë të naftës në Detin e Zi, pjesë e “flotës hije” të Rusisë!

December 10, 2025
100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

December 10, 2025
“570 video vetëm nga Tirana”, Këlliçi del me akuza të reja: Komisionerët e PS kërcënuan votuesit!

Gara për Avokatin e Popullit, Këlliçi zbulon dy kandidatët e opozitës: Shabani nuk ka lidhje me PD-në

December 10, 2025
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit

December 10, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Çfarë “komploti” ka në SPAK që do mbikëqyret ndërkombtarisht?

December 10, 2025
Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

December 10, 2025
Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet nga Begaj me urdhrin ‘Ylli i Madh’

Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet nga Begaj me urdhrin ‘Ylli i Madh’

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In