• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babo erdhi u ul, ç’të shihte, banaku i qeverisë bosh! Elisa na kishte vjedhur ngjyrën e partisë për…

by Agron Gjekmarkaj
02/03/2023 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika e Luftes qe perfundon me dolli.

Hatri i Zotit ! Qametin deshët qameti erdhi. Lum kush del gjallë e të rrëfeje. Thasët me rërë te sjelle në shpine ndanin qarte llogoret. Doktori dhe Babo erdhën pothuaj në të njëjtën ore. Heshtje, suspancë.

Boria e revolucionit u vërtit disa herë neper salle duke dhënë udhëzimet e fundit para se ferri të hapte derën.

Kryezëvendës Lideri i cili në çdo rast del mbi rrethanat për habinë time të madhe ndonëse e kam lënduar me premtoi se shpejti do me ftojë për kafe.

Tezja e rrufiste tashme të ftohur një sahat rresht me nikoqirllëk e perkorje.

Me gëzoi kjo ftese në këto dite të turbullta. Babo erdhi u ul ! Ç’te shihte, banaku i qeverise bosh, ministrushet ishin në akçihane. Sapo erdhën Babo vari buzët dhe i qortoi “po pini kafe e?!” ! Ato ulen kokën ne faj teksa Elisa e ngriti me krenari e pa tunduar nga xhezveje paçka qe buzët i përzhiteshin.

Teta Gertes ju skuqen pak mollëzat si Krifces syzet e se cilës ishin në sintoni me mendimet hermetike të Blendi Çuçit.

Delina gjithsesi qeshte. Ulsiu sa e mori vesh qe Babo po heq vërejtje, qau mire e mire në korridor dhe si gur varri u zatet mbi karrige. I vdekuri nuk vritet për se dyti. Kësisoj shpëtoi.

Niko qe , leu buzet e thara nga tufan i betejave me nje labelo dy a tre here. Me pas u ngrys aqësa hargalisje e një jave me parë dukej e fshirë nga kujtesa.

Margeriti përtonte te qeshte po kaq edhe te merzitej. Pertesa po e lodhte dhe nderdyzej në ngjyrat e blusë e pavendosur nese , ke duhej te perbuzte sot. Flutura Açka ndihej mirë se grumbulloi shumë personazhe.

Olta u shfaq e ngrysur , nostalgjia per Blinkenin me ate foton dore mbi dore ne mbledhjen e keshillit te sigurimit e bënte melankolike. Orë e çast habitej sesi motrani e shoqeni ne salle se uronin.

Braçja llafosej gjithe kohes me veten, herë me zë larte herë të ulet, here qeshte e here ngrysej që ti binte ne sy Babos. Zhgenjimin me të madh e pesoi Çyrbja ai që sot skermiste dhembet sa here opozita fliste, duke mermeritur ” he pis milet, po e lodhni , po e plakni mor ju plaçin sytë ! E kishte ndarë mendjen të binte shahit. Por ngjau e pabëra kur foli Doktori duke bashkuar në nje Taon me Damon , Babo befas u ngrit !

Të gjithë prisnim që të ulej pranë Çyrbes për ta frenuar në hatane qe po gatuante. Ai shkoi dhe ul prane Majkos.

U gezua krejt nahia. Po nuri qe ra mbi Etjen Xhafen dhe Etilden dukej si kurore mbi koka engjujsh. Gezimi ishte me i ndezuar se xhaketa e Etildes vishnje.

Fol Babo gezohu ata. Qesh Babo qesh ata.

Klosi qeshi po sa per sy e faqe. Babo me pas mori fjalen per 45 minuta dhe na çoi gojen leng foli per një byrek që kishte gatuar e pjekur në furrë me dru sebashku me Mgonigal qafirin që kaq na ka lenduar e mos bëftë hajer.

Edona dhe Bora na shihnin me keqardhje e moskuptim! Si mund te mos duan Babon të gjithë pyesnin veten dhe habia ju shtohej. Babo foli dhe iku. Iku si iku? Iku ore iku tha Jorida e cila ishte veshur me të zeza në shenjë dhimbje e zie per deshmoret e kesaj dite. Gaz Bardhi e Braçja hidhnin gjyle në distancë si Muji me Pajin Harambash në epos.

Tao cimbisi Salianjë po është si të prekesh gjarpnin. Do dale qerratai e kushedi ashtu me miresinë që nuk i shqitet kushedi çdo llafose.

Elisa na kishte vjedhur ngjyren e partise per të lyer xhaketen e saj. Pinte ujë dhe buzeqeshte sapo rreziku kaloi. Pas nja dy oresh edhe Bela mori vendimin për të buzeqeshur. Anila Denaj shikimin e kishte si metafore te pa mbyllur në një tekst të njohur.

Dash Sula si murg i estetikes gjemonte me dhimbje per herezite qe degjonte. Shpirti i tij lengonte nga kjo lakuriqesi e pabukur e fjales. Bujar Leskaj kishte pamjen e atij që s’ka më moshe të shfaqë kuriozitet per gjera të njohura.

Tani po flet Elisa dhe Blerina merr shenime zemerthyer ndersa Bela ben muhabet me Olten dhe Teten.

Kosta i Gramozit dhe Lindites rri në llozhë si shpata e Demokleut i qete pasi e ka mbushur kuvendin me zahire. Mimi di Puccini po kthehet perseri në sallë e bindur që kontributi i saj sot eshte i mjaftueshem pasi është ndalur në Katedralen e Shë Palit per të thënë 10 ave maria. Ajo ka krehur floket me shije mbreslenese.

Lenini ka thane qe lufta parlamentare ka limitet e veta, prandaj kalohet ne revolucion po i shpjegonte Ina Belindit në këmbë. Damo veshur si levend pas palestre mori fjalen dhe quajti “dordomuze” derra dmth politikanet . Jazek i qofte.

Tao ështe me etik.Tigrushi erdhi e iku si reja.

Pritem beteje të madhe po Babo iku dhe ne shtiem ne ajer. Gjynah se tani po flet Jorida fjale e se ciles do ja bente mjekrren si ferrë iriqi. Tani më pas do flase edhe miku im Kryezevendes Lideri por iku qe te mos perballej me të siç ikin Mbreterit para profetneve.

Next Post
“Ose unë, ose qameti…” – Sali Berisha “kap” falas një dalje në kopertinë tek Al Jazeera

“Ose unë, ose qameti...” - Sali Berisha “kap” falas një dalje në kopertinë tek Al Jazeera

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Heu bre,
    Ky Gjekamarki,
    Jaraninë ka merak,
    Gratë e huja,
    Me Përgoju,
    Si vesh a njana,
    Si asht kref tjetra,
    A ka ba gja mram kjo,
    A s’ka ba gja,
    Ç’të duhet ty,
    Mër gazep dyrnja,?
    Mër buk pa hangër,
    Mër kriç gamori,
    Shif se ty shpejt,
    Tu myt vaporri,
    Bashkë me kopenë,
    Shkon edhe ti,
    Në fund t’humners
    Pa ndal, vraponi,
    Se komandon,
    Berish timoni,
    Dhe ti,
    Nuk je veç nji shënjus,
    Që ha… e pshurr,
    Si t’thojn i pari,
    Se karakterin
    Ju juk e dini,
    Jeni gjithkush
    Veç vehtja s’ini.

    ……

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In