• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babëzia e Metës për para…”, gazetari thirret në SPAK për dosjen CEZ-DIA: Dëshmova ç’më tha gruaja e Ismailajt

by Java News
22/01/2024 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Fatos Mahmutaj ka zbuluar në “Real Story” se ka ardhur në Tiranë për të dëshmuar lidhur me çështjen e Cez-Dia. Ai ka thënë se e kanë pyetur lidhur me intervistën që i ka bërë gruas së  Kastriot Ismailajt, i pandehuri kryesor i çështjes Cez-Dia.

Sipas gazetarit, ajo ka thënë se babëzia e Ilir Metës, tejkalon çdo lloj krimi përtej parave.

“Në Tiranë kam ardhur për të dëshmuar për një proces që puna si gazetar më ka ngatërruar dhe me këtë histori, për të dëshmuar rreth një interviste që i kam realizuar në fillim të vitit 2016 zonjës Vojsava Ismailaj, gruaja e Kastriot Ismailajt, i pandehuri kryesor i çështjes Cez-Dia. E kam bërë unë atë intervistë dhe është publikuar pak minuta para se Ilir Meta të zgjidhej president i Shqipërisë. Kjo çështje u bë e bujshme atëherë, dhe dosja u delegua në SPAK. Prokuroria hapi hetimet në 2019. Mua nuk më kishin kontaktuar asnjëherë për këtë çështje. Sot jam nisur enkas për këtë dhe në Rinas emrin tim e kishin vënë me të kuqe dhe shkova në SPAK. 

Më pyetën nëse gjatë intervistës, unë kisha vërejtur zonjën Ismailaj që kishte presion nga dikush apo e bënte me vullnet të plotë. Unë e kam vënë re atë që ishte në ankth për jetën e saj, të fëmijëve të saj dhe për jetën e burrit të saj, që atëherë ndodhej në burg. Edhe ma ka thënë shprehimisht, që babëzia e Ilir Metës për të kërkuar para nga neve tejkalon kërkesën e parave, pra ai mund të tejkalojë në çdo lloj krimi tjetër dhe jam detyruar ta takoj në një vend europian për arsye etike. Ajo ma ka dhënë këtë intervistë nga halli, duke menduar që herët apo vonë mund t’i ndodhte diçka, por t’i ngelet diçka”, rrëfeu Mahmutaj./abc

Next Post
U rrah për vdekje për radhën te berberi, xhaxhai i 18-vjeçarit jep detaje tronditëse: Një orë djali ka qëndruar i shtrirë në rrugë pas sulmit

U rrah për vdekje për radhën te berberi, xhaxhai i 18-vjeçarit jep detaje tronditëse: Një orë djali ka qëndruar i shtrirë në rrugë pas sulmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com