• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babani hajdut, Prokuroria të nxjerrë rezultatet”, Bardhi: Drejt finalizimit propozimet e Zgjedhores

by A R
10/01/2020 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mark Babani, është një hajdut i certifikuar dhe një gjë e tillë vërtetohet edhe nga bllokimi që i ka bërë për një muaj e gjysmë nga Ministria e Drejtësisë procesit për të dërguar letër porosinë në organet e drejtësisë italiane për të vërtetuar akuzat e PD nga Prokuroria e Përgjithshme.”

Kjo ka qenë deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazmend Bardhi, dhënë për mediat pas një takimi me strukturat e kësaj force politike ne Vau Dejës.

“PD ka bërë publike dokumentet e plota, që Mark Babani i emëruari i Edi Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës është hajdut i certifikuar me vendim gjyqësor nga autoritetet italiane. Gjej rastin t’i bëjë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme. Të zbatojë ligjin dhe të nxjerrë rezultatet në informacionet që disponon. Në dijeninë time ata po presin letërporosinë që ka dërguar në Itali. Kjo letër porosi dhe vonesa po bëhet nga bllokimi nga Ministria e Drejtësisë. Prej një muaj e gjysmë letërporosia e Prokurorisë së Përgjithshme  nuk është përcjellë duke sjellë zvarritje. Duke lejuar që kështu që ai të ushtrojë funksione publike. Sot menaxhon parat e Vaut të Dejës.” tha Bardhi.

Më tej ai u shpreh se “Mark Babani është Edi Rama i Vau të Dejës”, ndërkohë që ai është shprehur se PD do të vijojë të tjera denoncime për kryebashkiak të cilët kanë mashtruar me formularët e dekriminalizimi.

“Mark Babani është Edi Rama i Vaut të Dejës. Ne kemi denoncuar jo më larg se dje kandidatin e Mallakastrës. Kemi në proces verifikimi edhe të tjerë. Sapo të kemi info të dokumentuara do ta ndajmë me publikun”, tha ai.

I pyetur nga mediat në lidhje me Reformën zgjedhore, ai u shpreh se PD ka shprehur gadishmërinë për këtë reformë ndërkohë që mazhoranca ende nuk ka hedhur asnjë hap për këtë proces të rëndësishëm si një kërkesë edhe e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave për në BE të Shqipërisë.

“Po punojmë për Reformën Zgjedhore. Kemi drejt finalizimit propozimet tona. Ne kemi shprehur gatishmërinë për Reformën Zgjedhore, por PS nuk ka hedhur asnjë hap duke tentuar të vonojë realizimin e Reformës Zgjedhore, pas kësaj zgjedhje lokale dhe Parlamentare janë nga Bundestagu Gjerman”, tha Bardhi.

“Çështja e Reformës janë të Partive politike dhe jo të komisioneve. Ata në atë komision nuk i japin zgjidhje lidhjes së krimit me politikën. Nuk i japin zgjidhje shqetësimeve madhore. Ne shumë shpejtë do të publikojmë shumë shpejtë propozimet tona”.

Ndërsa për SPAK Bardhi ka deklaruar se në mënyrë që të ruhet figura e pastër e SPAK prokurorët aktual duhet të hapin rrugën për zgjedhje të prokurorëve të rinj.

“SPAK kishte të bënte me disa të zyrtarë të lartë, por përfundojë me rrëzim nga gjykata. PD i ka dhënë mbështetje SPAK dhe e nxit që të hetojë aferat korruptive dhe lidhjet e politikës. Për të ruajtur SPAK duhet që prokurorët të hapin rrugë zgjedhjes së prokurorëve të rinj”.

/a.r

Next Post
Ahmetaj me ministrin turk: Ndërtimi i 500 banesave në Laç përfundon në korrik

Ahmetaj me ministrin turk: Ndërtimi i 500 banesave në Laç përfundon në korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

July 15, 2026
Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

July 15, 2026
Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

July 15, 2026
I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

July 15, 2026
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

July 15, 2026
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In