• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babalja”/ Deputeti Salianji vihet nën hetim për kallëzim të rremë, përgjigja e ekspertizës

by Java News
04/10/2018 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të dytën here Ervin Salianji, deputet i PD do ti duhet të ngjisë shkallët e prokurorisë së krimeve te renda për t’u marrë në pyetje nga prokurorët të cilët janë duke hetuar dosjen Babale. ReportTv ka mësuar se në adresë të deputetit që denoncoi audio përgjimin e Albert Veliajt ka mbërritur fletëthirrja për t’u paraqitur në prokurori në oren 9:30 të së premtes.

Deputeti Salianji është vënë nën hetim për kallëzim të rremë. Mbetet e paqartë nëse gjatë paradites të së premtes deputeti Salianji do të merret përsëri në pyetje apo do ti komunikohet akuza. Për këtë dosje hetimore është marrë në pyetje edhe bashkautori i realizimit të audio përgjimit Jetmir Olldashi.

Thirrja në prokurori e deputetit demokrat vjen vetëm disa ditë pasi nga Anglia ka ardhur përgjigja e audio-përgjimit të pretenduar mes Albert Veliut njohur si Babalja dhe Agron Xhafajt vëllait të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nga të dhënat e para mësohet se ekspertët anglezë kanë mbërritur në përfundimin se përgjimi nuk është autentik. Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal pasi mori një kallëzim nga Agron Xhafaj, i cili u vetëdorëzua tek autoritetet italiane për të vuajtur dënimin.

Pas thirrjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për deputetin e PD-së, Ervin Salianji për të dëshmuar nesër në orën 09:30, një reagim ka ardhur edhe nga ky i fundit. Në statusin e tij, ai shkruan se është i vendosur për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin e organizuar.

TË VENDOSUR PËR TË SHKËPUTUR LIDHJET E QEVERISJES ME KRIMIN E ORGANIZUAR, KUDO, KURDO, ME ÇDO FORMË. NESËR, NE ORËN 9.30, DO JEM NË PROKURORINË E KRIMEVE TË RËNDA, ME VENDOSMËRINË PËR TI SHKUAR DERI NË FUND TË VËRTETËS PËR FAMILJEN MAFIOZE XHAFAJ!, deklaroi Salianji.

Kjo është hera e dytë që demokrati do të shkojë për të dëshmuar për rastin që denoncoi pak muaj më parë së bashku me deputetin Alibeaj dhe Gazmend Bardhin. Mbetet e paqartë nëse deputeti Salianji do të merret përsëri në pyetje apo do t’i komunikohet akuza.

Në datë 21 maj të këtij viti, tre zyrtarët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj kanë dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me përgjimin e PD, ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.

ma.me

Next Post
Të të qeverisë Monika…

Kryemadhi: Unë dhe Basha nuk e rrëzojmë dot Edi Ramën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In