• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babalja”/ Deputetët u bashkuan në mbrojtje të Salianjit, Patozi: E shëmtuar, si humbi pikë PD-ja

by Java News
17/10/2022 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike u mblodhën sot para Gjykatës së Apelit në Tiranë, për të dal në mbrojtje te deputetit Ervin Salianji,

Por ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, e ka cilësuar këtë mbështetje si të shëmtuar.

Patozi tha në emisionin “Debat” se ky solidaritet nuk i bën aspak nder PD, si para qytetarëve, ashtu edhe për raportin me drejtësinë.

“Historia e ‘Babales’ nuk është ndonjë gjë për tu krenuar, as personalisht për deputetin që është i akuzuar, por edhe për PD-në, pjesë e së cilës është. Solidariteti sigurisht nuk është njerëzor se po të ishte njerëzor do të gjendej një formë tjetër.

Ti mund t’ja transmetosh tjetrit solidaritetin njerëzor duke e thirrur në telefon, duke e takuar edhe duke i dhënë mbështetje në rrafshin personal, por ky ishte solidaritet në rrafshin politik dhe ishte do të thoja për një ngjarje, në rastin më të mirë, do thoja e shëmtuar.

Ndaj, kjo nuk i bën nder PD-së, aq më tepër edhe raporti i saj me drejtësinë. Se çfarë do të thotë ajo, që këta që s’bien dakord për inceneratorët, interesi publik kush është ? Inceneratorët apo rasti ‘Babale’? Inceneratorët!

Qytetarët janë të interesuar të dinë si është e vërteta dhe si zgjidhet çështja e korrupsionit të Qeverisë, ndërkohë që këta bëhen bashkë për një gjë shumë personale dhe të shëmtuar. Ndaj dhe unë nuk e shoh si një mënyrë për të fituar pikë tek publiku, por të shëmtuar”, theksoi ai./m.j

Next Post
“Simbolet”/ Meta ka macen Sasha, Rama dy breshkat e Basha një qen, po Berisha?

"Simbolet"/ Meta ka macen Sasha, Rama dy breshkat e Basha një qen, po Berisha?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com