• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babalja bis” që fabrikoi akuzat ndaj Veliaj dhe heshtja e shumicës së shtypit

by Mero Baze
30/09/2025 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Sot në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar një seancë gjyqësore mes Erion Veliajt dhe një biznesmeni italian të quajtur Gabriele Tarroni Longinotti. Veliaj e ka paditur në gjykatë qytetarin italian pasi dy vjet më parë ai ishte përdorur nga televizioni i familjes Berisha për të bërë deklarata kundrejt pagesave të premtuara ndaj tij, duke ilustruar skenarë të gatshëm për t’i recituar. Këtë e ka bërë dy herë: njëherë tek emisioni “Piranjat” dhe njëherë për një gazetar të “Syri”, që e ka intervistuar në Dubai. 

Sot para gjykatës, qytetari italian ka depozituar një deklaratë noteriale ku jo vetëm pohon se nuk e ka takuar kurrë Veliajn, por gjithashtu pranon se të gjitha deklaratat i ka bërë kundrejt premtimeve për pagesë nga televizioni “Syri TV” i Shkëlzen Berishës. 

Pra, kemi procesin e parë gjyqësor në Tiranë që provon fabrikimin e provave kundër Veliajt. Koha e transmetimit përkon me kohën kur ishte bërë dhe “denoncimi” anonim ndaj tij në Gjykatë. 

Më poshtë janë dy linket e intervistave të paguara nga Syri TV me të ashtuquajturin biznesmen, i cili sot pranon se ishin deklarata të bëra nën premtime financiare: 

https://www.youtube.com/watch?v=7llU2X96l_k&ab_channel=SYRITV 

https://www.youtube.com/watch?v=KEn3EnLPKMI&t=508s&ab_channel=SYRITV 

Deklarata e tij para gjykatës thotë: 

“Unë, Gabriele Tarroni Longinotti, në vitin 2023 kam dhënë dy intervista për gazetarët e programit ‘Piranjat’, të transmetuara nga televizioni ‘Syri TV’ në Shqipëri, dhe të publikuara gjithashtu në faqen e internetit të ‘Syri TV’ dhe në kanalin e tyre në YouTube… Në lidhje me të gjitha deklaratat e mia për zotin Erion Veliaj në këto dy intervista, si dhe për deklarata që nuk i kam dhënë asnjëherë gazetarëve apo publikut, por që më pas janë transmetuar nga i njëjti program televiziv, unë deklaroj: 

Nuk e kam parë kurrë zotin Erion Veliaj të shkojë, vetëm ose në prani të personave të tjerë, në Itali apo të takojë dikë atje, aq më pak që qëllimi i një vizite të tillë të kishte lidhje me çështjen e inceneratorit;
Nuk e kam takuar kurrë zotin Erion Veliaj, as personalisht as në prani të personave të tjerë, as në Itali dhe as në Shqipëri, as te ‘Çokolatini Italiane’ as te ‘Tribe’, dhe nuk kam komunikuar kurrë me të, as personalisht, as përmes personave të tjerë, as me telefonata, mesazhe apo ndonjë formë tjetër komunikimi;
Nuk kam dijeni dhe as prova që zoti Erion Veliaj të ketë marrë pjesë ose të ketë qenë i përfshirë në blerjen e inceneratorit që kishim në Rumani;
Të gjitha deklaratat që kam dhënë lidhur me zotin Erion Veliaj, në intervistat e dhëna prej meje për programin ‘Piranjat’ në ‘Syri TV’, si dhe ato që kam lënë të nënkuptohen, janë të rreme dhe janë dhënë prej meje në këmbim të premtimeve nga ana e këtyre mediave televizive dhe nga persona pranë tyre për përfitime financiare.” 

Kjo është panorama e një “Babale” të re nga televizioni i familjes Berisha. Ky inskenim u pasua nga 47 protestat e famshme para Bashkisë së Tiranës, ku merrte pjesë Adriana Kalaja, Belua dhe 20 policë bashkiakë. 

Ajo që është interesante sot, është fakti që ky lajm, i cili përbën një skandal të rëndë politik dhe mediatik, është totalisht i izoluar nga faqet e shtypit shqiptar dhe televizionet e mëdha shqiptare. Asnjë lajm, asnjë koment. Ndërkohë, janë të gjithë të shqetësuar se kush ka qenë në Aruba në takim me Artur Shehun, një vlonjat demokrat mik i Sali Berishës, që ka bërë të mundur vizitën e parë të Berishës në Vlorë në vitin 2000, duke i vënë në dispozicion njerëzit e tij dhe që më pas ka qenë gjithnjë sponsor i PD. Vëllezërit Osmani nese kanë qenë, janë po ashtu sponsor të familjes Berisha. I keni në foto me Zenin dhe Arminen ngado. 

Censurimi i këtij lajmi dhe shmangia e tij nga shtypi dhe debati politik tregon shumë për gjithë procesin e fabrikimit të akuzave ndaj kryebashkiakut të Tiranës. 

Sot, Sali Berisha tërheq zvarrë gjithë median që të flasin për një takim imagjinar mes një banditi vlonjat të PD, për të cilin Berisha dyshon se e ka tradhtuar duke u përqafuar me një ish-ministër të PS, për t’ia qarë hallet e tokave në Vlorë. Ndërkohë, vetë është kapur në flagrancë duke fabrikuar një ngjarje të paqenë, siç është “takimi” imagjinar i Veliajt me një biznesmen italian, në Tiranë, dhe të gjithë heshtin. 

Madje edhe SPAK-u, që vrapon pas çdo sinjalizimi anonim për Veliaj, tani që del një njeri dhe thotë “kam gënjyer, sepse më ofruan lek”, hesht. Të paktën tani duhet të ishin marrë të pandehur autorët e falsifikimit të ngjarjes dhe premtuesit e parave. Ndoshta gazetarët nuk kanë faj, se nuk i kanë ditur prapaskenat. Por botuesit dhe pronarët e TV-ve patjetër, derisa kanë premtuar para. Edhe pse mund të mos ti kenë premtuar nga xhepat e tyre. 

 

Next Post
Rrëfimi i fotografit italian: Me fotot e mia kam treguar luftë, plaçkitje dhe mjerim! Por, sot Shqipëria është…

Rrëfimi i fotografit italian: Me fotot e mia kam treguar luftë, plaçkitje dhe mjerim! Por, sot Shqipëria është...

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    Nesti Angoni na doli “Syri net “! Skandal qe nuk ben perdhtypje , se historia ka filluar heret me babalen! Spak ka ne dore nje prove per gjykim per mashtrim kundrejt Veliajt

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In