• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babale” i PD/ Gjata: SHISH fabrikoi dëshmitarin e rremë

by Java News
02/04/2019 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çlirim Gjata, sekretar për çështjet ligjore në Partinë Demokratike përmes një deklarate për mediat tha se qeveria, pra kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kanë përdorur policinë, shërbimin sekret dhe prokurorinë për të mbuluar të vërtetën e dosjes “Babale”, e vërtetë kjo që u faktua nga përgjimet e publikuara së fundi nga deputeti Salianji, siç tha Xhafa.

Sipas tij, fabrikimi i dëshmitarit të sajuar është radiografia e narkoshtetit që mbulon të vërtetën e vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm për të goditur opozitën.

DEKLARATA E PLOTE E GJATES

Rreth 1 vit më parë, kur Partia Demokratike denoncoi skandalin e përfshirjes së vëllait të Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj në trafikun e drogës, qeveria nisi operacionin e manipulimit të dosjes që fundoste Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën.

Pas një viti, përgjimet zyrtare kanë faktuar se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur policinë, shërbimin sekret dhe prokurorinë për të mbuluar të vërtetën. Ata kanë fabrikuar dëshmitarin e paguar me para për të shpëtuar trafikantin Agron Xhafaj dhe për të akuzuar penalisht opozitën.

Dosja kundër Ervin Salianjit dhe gazetarit kurajoz Jetmir Olldashi tregon radiografinë e një narkoshteti, ku do institucion dhe zyrtar që duhet të ishte në krah të ligjit, është vendosur në krah të trafikantëve të drogës, në rastin konkret të Agron Xhafajt, dhe të politikanëve që e mbrojnë trafikantin, Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt.

Provat që kolegu Salianji i ka bërë publike plotësojnë atë pjesë të gjeagjëzës, që qytetarët e mendojnë se ndodh brenda narkoshtetit, por deri më sot nuk e kishin dëgjuar me veshët e tyre.

Qytetarët kanë dëgjuar sesi Drejtori i Policisë së Fierit është kthyer në shërbëtor të një trafikanti, e mban me para, i jep llogari, e takon me shefa të mëdhenj e me prokurorë të çështjes, vetëm sepse shefat e tij politikë e kishin caktuar për dëshmitar të rremë kundër opozitës.

Qytetarët kanë parë, se shërbimi informativ i shtetit, në vend që të marrë informacion për Agron Xhafajn, çon në prokurori një Agron tjetër, zëri i të cilit, sipas ekspertizës zyrtare, nuk ngjan aspak me atë të vëllait trafikant të ministrit të brendshëm.

Qytetarët kanë dëgjuar se dëshmitari i sajuar, shërbëtor i paguar i një qeverie që trafikun e drogës dhe krimin e organizuar e ka në themel të pushtetit të saj, urdhëronte prokurorët e çështjes të takoheshin me të, kur të donte ai.

Qytetarët kanë dëgjuar në bisedat e pazbardhura nga prokuroria emra të njohur të Partisë Socialiste, përfshirë edhe atë të Taulantit, i njohur si njeriu i punëve të pista të Edi Ramës.

Qytetarët kanë dëgjuar me veshët e tyre mes bisedave të dëshmitarit të sajuar dhe drejtorit të policisë së Fierit se pas gjithë kësaj historie qëndron një shef i madh, i cili koordinon zbatimin e skemës kundër opozitës për të mbuluar të vërtetën e narkoshtetit.

Të gjitha këto janë fakte të përdorimit të shtetit, nga policia, tek prokuroria dhe shërbimi sekret i fabrikimit të një dëshmitari të blerë me para për ta përdorur kundër opozitës.

Pushtetin për të përdorur të gjithë këto institucione në Shqipëri e ka vetëm një njëri. Ai quhet Edi Rama, pa largimin e të cilit në Shqipëri nuk do të ketë paqe sociale!

 

/a.meta

Next Post
Raporti, shqiptarët nuk kanë para’ të blejnë makina të reja

Nis funksionimin sistemi i ri për sigurimin e mjeteve, shoferët e mirë paguajnë më pak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In