Me dy djem në kampionatin Europian të Francës, Ragip Xhaka është padyshim babai më i lumtur, pavarësisht se njëri luan për Shqipërinë dhe tjetri për Zvicrën.
Në një intervistë për të përditshem zviceriane Blick, babai i lojtarëve deklaron se nuk e kishte besuar asnjëherë që dicka e tillë mund të ndodhte. “Ndonjëherë nuk arrij ta besoj këtë gjë.
Unë jam babai më i umtur në botë. Kam një ndjesi që Shqipëria dhe Zvicra nuk do të jenë në të njëjtin grup, por edhe nëse ndodh, unë do të jem neutralë në sfidën mes tyre“ u shpreh ai.