• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babai u vrau nënën, gazeta lokale hap llogari bankare për t’iu ardhur në ndihmë dy vajzave shqiptare

by Java News
23/11/2022 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja horror që ka tronditur provincën e Spineas në Venecia, ende nuk shpjegohet nga ana e ekspertëve kriminalistë të këtij qyteti, të cilët po hetojnë shkaqet e vrasjes së trefishtë.

Duke iu referuar të dhënave që janë dokumentuar deri më tani bëhet me dije se Vera, gruaja që u masakrua me thika nga ish-bashkëshorti kishte vite që ishte ndarë më Vironin.

Ata kishin jetuar më herët në Greqi, ku edhe kishin lindur dy vajzat dhe më pas janë shpërngulur në Itali ku dhe janë ndarë. Familja e gruas-nënë, duket se ka qenë e pashqetësuar për divorcin e vajzës së tyre për shkak se sipas të dhënave ndarja ka qenë me konsensus mes tyre.

Madje ata kanë jetuar edhe në të njëjtin lokalitet, ndonëse në largësi, ndërkohë që dy vajzat, i mbante dhe kujdesej për to Vera.

Banorët e lagjes së vogël e njihnin shqiptaren për shkak të peripecive të jetës së saj me rritjen e dy vajzave, e cila sipas dëshmive të tyre ishte detyruar të bënte dy-tre punë për të rritur fëmijët, pasi vajzën e vogël e kishte me probleme shëndetësore.

Madje, pasditen e djeshme, gazeta lokale, ka hapur një llogari dhe thirrje publike për t’iu ardhur në ndihmë dy vajzave dhe për të kontribuar në rritjen e tyre, duke tentuar kështu rritjen e sensibilizimit të opinionit jo vetëm të Spineas dhe Venecias por të gjithë Italisë.

Autoritetet hetimore veneciane kanë bërë me dije se gjatë hetimit është mësuar se në fakt, Vera bashkëjetonte me Floninon prej më shumë se tre vitesh.

Madje edhe autori i krimit, pra ish-bashkëshorti i saj ka qenë në dijeni të jetës së tyre të përbashkët dhe nuk ka shfaqur asnjë problem. Madje siç kanë dëshmuar edhe të afërmit e viktimës, djalit 24 vjeç nga Fieri, lidhja e tyre ka qenë e njohur edhe në të dy familjet respektive, ndërkohë që askush nuk di të thotë se për çfarë shkaku u sulmuan mbrëmjen e së dielës nga Karabollaj. Do të jenë telefonat e viktimave, si dhe dëshmia e vajzës së madhe të Verës që do të hedhë dritë sado pak mbi shkaqet e asaj ngjarjeje-masakër.

GAZETA LOKALE

Fqinjët kanë përshkruar mbrëmjen kur u vra 37-vjeçarja Vera Myrtaj (Mynevere Karabollaj) dhe i dashuri i saj 24 vjeç Flonino Mërkuri në banesën ku jetonin në Itali. Ata thonë se dëgjuan të bërtitura të mëdha dhe më pas panë makinat e policisë. “Britmat na thyen zemrat…”, rrëfyen ata.

Bruno, komshiu i moshuar i çiftit të vrarë nuk kursen fjalët për nënën e re.

“E njihja mirë. Ajo nuk ishte thjesht një person i mirë, ishte një grua e shkëlqyer. Punëtore dhe nënë fantastike. Ajo ishte gjithashtu shoqe e ngushtë me gruan time të ndjerë. Mynevere fitoi jetesën e saj si estetiste në shtëpi, duke bërë manikyr dhe pedikyr. Unë kisha një problem me një gozhdë dhe ajo më ndihmoi”, tha Bruno.

Të gjithë banorët në Spinea janë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Vera dhe Flonino ishin njerëz që nuk dilnin shpesh, por të gjithë i njihnin dhe e dinin që ishin bashkë.

“Jemi të shokuar”, shpjegon një banor që jeton në fund të rrugës.

“I kam parë gjithmonë në rrugë, ajo ishte vërtet një person i mirë. Ish-burrin e saj e kam njohur, ai ka jetuar këtu deri para disa vitesh. Nuk e kisha imagjinuar kurrë një gjë të tillë. Nuk e di nëse ka lidhje edhe xhelozia, por si mund të arrish deri në këtë pikë?”, tha një zonjë që punonte pranë shtëpisë së tyre.

“Fillimisht pashë makinat e karabinierëve, më pas dëgjova të bërtiturat. Më dhembte zemra. Mendoj se ishin familjarët e viktimave, duhet të kenë bërtitur për gjysmë ore. Po dridhesha. Por ne nuk e kuptuam se çfarë kishte ndodhur, vetëm pasi u shfaq policia”, tha një tjetër banor.

Pas krimit të dyfishtë, ishbashkëshorti i saj, Viron Karabollaj, 40 vjeç, i cili është autori i ngjarjes, vrau veten dhe u gjet i vdekur në kasollen e kompanisë ku punonte.

Gjithçka ndodhi në banesën ku jetonte më parë Vironi, por pas ndarjes rreth 3 vite më parë, Vera qëndronte vetëm me dy vajzat e saj 15 dhe 13 vjeçe, derisa u njoh me 24-vjeçarin. Prej 1 viti e gjysmë, pjesë e familjes ishte bërë dhe i dashuri i saj Flonino, xhelozia për të cilin dyshohet se ka shtyrë ishburrin të kryejë krimin.

/s.f

Next Post
‘I mori hakun 100 m larg Policisë së Lezhës’, zbulohet historia e vrasjes së babait të policit të arrestuar në Itali

'I mori hakun 100 m larg Policisë së Lezhës', zbulohet historia e vrasjes së babait të policit të arrestuar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Papunësia zbret në 8.4%, Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon, të ardhurat për frymë 12,200 euro në 2026

August 8, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rregullorja Bani, defibrilatori që nuk i ritmon dot gjyqet e (pa)hapura

August 8, 2026
Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

August 8, 2026
Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

August 8, 2026
A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

August 8, 2026
“Trend Hunter”: Ndryshimi i jashtëzakonshëm i Piramidës së Tiranës

“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

August 8, 2026
Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

August 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Dyshohet se vunë eksploziv në derën e banesës së një 72-vjeçari, shpallen në kërkim tre vëllezër

August 8, 2026
Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

August 8, 2026
Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com