• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai shpallet fajtor për inçestin, vajzat e filmuan duke iu futur në krevat

by A R
28/03/2017 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës shpalli të fajshëm një baba 44-vjeçar, të akuzuar për “ngacmim seksual” të dy vajzave të tij të mitura.

Krimi seksual brenda familjes është kallëzuar nga vetë vajzat e të pandehurit Jashar L., të cilat edhe kanë filmuar me video një prej këtyre episodeve, përmes një kamere të fshehtë.

Sipas vendimit të shpallur pak ditë më parë nga gjyqtarja Migena Laska, i pandehuri Jashar L. u dënua me 3 vjet e 2 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij përfundimtar shkoi në 2 vjet e 40 ditë heqje lirie.

Referuar vendimit të Gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, në caktimin e masës së dënimit, gjykata shprehet ndër të tjera se “rrezikshmëria shoqërore e veprës dhe në veçanti e autorit të saj konsiderohet mesatare.

Gjithashtu, gjykata merr parasysh faktin se i pandehuri pranon fajësinë e tij, është shprehur i penduar, ka kërkuar falje dhe ka premtuar se asgjë e tillë nuk do të përsëritet në të ardhmen”.

Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se vepra për të cilën akuzohet Jashar L. nuk është kryer në veprime të dhunshme, kërcënuese apo shtrënguese dhe se marrëdhëniet mes tyre pas kallëzimit janë normalizuar. Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri Jashar L. u procedua penalisht, pasi u kallëzua nga dy vajzat e tij në korrik të vitit të kaluar.

Të dëmtuarat M. L. dhe A. L. kanë deklaruar se ngacmoheshin nga babai i tyre që kur kanë mbushur moshën 14-vjeçare.

Në qershor 2016, dy vajzat kanë shkuar në një nga vendet fqinje të Shqipërisë, ku ai punonte prej vitesh. Në korrik të këtij viti, ato kanë kallëzuar babain për dhunë ndaj tyre, por ai është liruar pasi ato kanë tërhequr kallëzimin.

Sipas vajzave, pas këtij momenti, babai i tyre shfrytëzonte rastin kur ato ishte vetëm njëra në shtëpi dhe i ngacmonte seksualisht. Ndodhur në këto kushte, vajzat kanë komunikuar me njëra-tjetrën dhe më pas, me xhaxhain e tyre. Pas konsultimit bashkë, kanë vendosur që të filmonin momentin kur babai i tyre i ngacmonte seksualisht dhe kjo vetëm për të bindur familjarët e tyre.

Për të kryer këtë veprim, ato kanë marrë tabletin e xhaxhait të tyre. Në momentin kur i pandehuri është kthyer në shtëpi, shtetasja A. L. është larguar me justifikimin se kishte punë, ndërsa në shtëpi ka ngelur vajza tjetër M. L. dhe babai i saj, Jashar L.

Gjatë kësaj kohe, i pandehuri e ka futur vajzën në krevat. Vajza e tij rezulton të jetë shtrirë në të njëjtin krevat, ku dhe kanë kryer veprime të caktuara, të cilat shquhen qartë në videon filmike.

Pas realizimit të videos, vajzat janë kthyer në Shqipëri dhe në korrik 2016 kanë depozituar një kallëzim kundër babait në Komisariatin e Policisë nr.6, bashkë me pamjet video të regjistruara./b.d

Next Post
Dekorimi i 67 ballistëve, Moikom Zeqo: Lajthitje e Presidentit

Republikën e Re e krijon Vettingu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

March 18, 2026
Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

March 18, 2026
Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

March 18, 2026
Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

March 18, 2026
“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In