Babai plagos djalin, mori nusen pa pëlqimin e tij
Një person në fshatin Hoçë e Qytetit në Prizren ka tentuar të vrasë djalin e vet për shkak se ky i fundit ka një nuse pa pëlqimin e tij. Viktima ende është në jetë dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në QKUK. Kurse, i dyshuari ka tentuar ta vrasë vetën, por është bindur nga policia, e cila më pas e ka arrestuar. Patrulla e parë që ka arritur në vendin e ngjarjes ka konfirmuar rastin dhe ka informuar se i dyshuari kishte tentuar te vriste vetën me armë, por është bindur nga një polic patrullues, i cili i ka hequr armen. Pas hetimeve fillestare, dyshohet se babai ka shtënë në drejtim të të birit me qellim që ta vriste, mirëpo për fat viktima ende është në jetë dhe sipas raporteve spitalore pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në QKUK. Motivi i vrasjes në tentativë dyshohet të jetë pakënaqësia e prindit që i biri ka vendosur te marre per nuse nje vazje, pa pëlqimin e tij.