• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Babai më përdhunonte në vende të fshehta rrugës”, dëshmia rrënqethëse e minorenes

by A R
10/11/2016 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatos Gurakuqi, banues në Kodër-Mëzes Tiranë, akuzohet për veprat penale “Marrëdhënieve seksuale me persona në gjini ose kujdestari” pasi ka përdhunuar vajzën e tij. Në fund të gjyqit ndaj tij, 39-vjeçari u dënua me 7 vite burg.

Vajza e tij e mitur F.G., u paraqit në komisariatin e Policisë në nëntor të vitit të kaluar ku kallëzoi për abuzim babain e saj.

258631_m

Ajo ka dëshmuar se duke filluar nga muaji nëntor i vitit 2014 ishte dhunuar seksualisht nga babai i saj Fatos Gurakuqi. Sipas saj, ai në dy raste ka kryer marrëdhënie seksuale në ambjentet e shtëpisë dhe në disa raste jashtë saj, në rrugë, ku babai i dilte përpara dhe e fuste ne vende të fshehta.

Për këtë ajo nuk kishte kallëzuar më parë, duke pasur frikë nga babai i saj dhe për këtë arsye nuk i ka treguar as mamasë së saj.

258632

Edhe një ditë para këllëzimit, kur ajo rreth orës 18:30 ishte duke shkuar në shtëpi, e ka pritur ne rrugë babai i saj, i cili para se të shkonte në shtëpi e ka futur në një vend të fshehtë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Këto fakte vajza i ka deklaruar fillimisht përpara mësueses së saj Jeta Sterjo dhe nëndrejtoreshës së shkollës Enina Nallbani, në ambjentet e shkollës pasi, Fjoralba ishte përmendur pas një humbje ndjenjash që kishte patur po atë ditë në klasë.

Kur mësueset i kanë thënë se, në shkollë po vinin mjekë për ta vizituar dhe se, ndërkohë ishte njoftuar edhe babai i saj, ajo kishte filluar të dridhej dhe të ndihej shumë e frikësuar, duke iu lutur mësueseve të mos lejonin babain ta kontaktonte në atë gjendje.

Nisur nga kjo gjendje e vajzës, mësueset kanë inistuar derisa, ajo iu ka rrëfyer se, ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj Fatos Gurakuqi.

Nga aktet e përpiluara nga OPGJ rezulton se, në datën 18.11.2015, rreth orës 15.30, i pandehuri Fatos Gurakuqi është futur me force ne ambjentet e shkollës profesionale “Hoteleri Turizëm” tek pallati me shigjeta, Tiranë, ku ndiqte shkollën në klasën e nëntë, vajza e tij Fjoralba Gurakuqi.

I pandehuri ka shkuar aty, pasi ishte njoftuar nga mësuesja kujdestare Jeta Sterjo se, vajza e tij nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore. Gjithashtu, mësuesja e lajmëroi të pandehurin se, ishte njoftuar dhe urgjenca e spitalit, të cilët kanë shkuar në klasën ku ishte Fjoralba për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Fatosi pasi është futur në klasën, ku po i jepej ndihmë mjekësore vajzës së tij, ka filluar të shajë mësuesit dhe doktorët, si dhe ka dëmtuar derën e klasës së mbledhjeve duke e shembur atë, fakt që dokumentohet me anë të këqyrjes se vendit të ngjarjes. Ky fakt u dëshmua edhe nga dëshmitari Behar Qerozi, mësues në këtë shkollë. Bazuar në aktin e ekspertimit vlerësues dt.15.02.2016 të kryer nga eksperti Sami Kapxhiu rezulton se, vlera e ketij demtimi është 16 000 (gjashtëmbëdhjetëmijë) lekë.

Për dëmtimin e derës bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.2, nëndrejtoresha e shkollës “Hoteleri Turizëm”, shtetasja Enina Nallbani, e cila edhe ne seancë gjyqësore dëshmoi sa më sipër.

Gjykata vëren se, ne momentin që e demtuara Floralba Gurakuqi u paraqit dhe dëshmoi u verejt se dëshmia e saj ishte e ndikuar, pasi ne kundershtim me sa u kishte treguar mesueseve te saj dhe ne kundershtim me sa kishte kallëzuar dhe deshmuar edhe vete, ajo tregoi se nuk ishte babai i saj ai qe kishte kryer marredhenie me te, por nje person tjeter, te cilen ajo nuk arriti ta tregonte.

Megjithate, edhe ne vet deshminë e saj ajo ishte kontradiktore, duke mos arritur te jepte dot as përgjigje. Ne kete menyre deshmia e saj u kundershtua ne baze te nenit 362 te K.Pr.Penale me ato deklarime që ajo kishte dhene gjate hetimeve paraprake, te cilat për shkakun e ndikimit te deshmisë duhet te vleresohen si prove, duke qene se theniet e saj konfirmohen ne deshmine e dy mesueseve dhe nga akti i ekspertimit biologjik i AND-se./Panorama/a.m.

Next Post
Frikë në Kosovë pas zgjedhjes së Trumpit

Frikë në Kosovë pas zgjedhjes së Trumpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In