• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai monstruoz i përplas kokën për muri vajzës dhe e gjuan me pinca në këmbë

by Java News
23/10/2017 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një baba i dhunshëm është dënuar me 10 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës, pasi u shpall fajtor për rrahjen e vajzës së tij të mitur.

Ai është shtetasi Artan Z., banues në Kamzë, i cili është dënuar nga Gjykata më 2 tetor të këtij viti për veprën penale të “dhunës në familje”.

Ai e ka rrahur vajzën duke e përplasur në mur dhe më pas ka marrë pincat duke e goditur në gjunjë, vetëm pse ajo bëri një shaka me të, teksa punonte në oborrin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur më 24 prill të këtij viti, rreth orës 11:00. Sipas materialit të Prokurorisë së Tiranës, vajza ka qenë me të vëllanë në banesë, teksa babai ishte duke punuar në oborr. Kur ai është futur brenda në shtëpi, ka parë dy fëmijët e tij që po bënin shaka me të.

Ai ka nisur një debat me fjalë me vajzën e mitur dhe pas debatit, e ka kapur prej flokësh duke e shtyrë drejt krevatit të dhomës së gjumit. Më pas, ia ka përplasur kokën te muri, ndërsa vajza është rrëzuar në tokë nga goditja e fortë. Mirëpo, babai nuk është mjaftuar me kaq, por i ka shkelur njërën dorë me këmbë që vajza të mos ngrihej dhe e ka goditur disa herë në fytyrë pa mëshirë.

Makthi i vajzës nuk ka mbaruar me kaq, pasi babai ka marrë edhe një palë pinca dhe e ka goditur vajzën në pulpën e njërës këmbë. E ndodhur në këto kushte, vajza ka mundur të largohet nga banesa dhe ka shkuar në Komisariatin nr. 5 në Kamzë dhe ka bërë kallëzim ndaj babait të saj, ku ka rrëfyer dhunën.

Vajzës së mitur i është bërë edhe një akt ekspertimi mjekoligjor, në të cilin shkruhet se dëmtimet ishin aq të rënda sa vajza nuk mund të shkonte në shkollë për 9 ditë. Pasi ka dalë para Gjykatës, Artan Z. ka pranuar fajin dhe ka kërkuar mëshirë duke thënë se është në vështirësi ekonomike. Megjithatë, Gjykata e dënoi me 10 muaj burgim./panorama

a.ç

Next Post
Shkëndija në Maqedoni s’ka të ndalur

Shkëndija në Maqedoni s’ka të ndalur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In