• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babai më mbylli derën, nëna më braktisi për herë të dytë”, Vanesa: Zgjodhi njerkun para meje

by A R
17/09/2023 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në krye të rrëfimit të saj në “Ka Një Mesazh Për Ty”nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Vanesa tregoi se si e ëma u largua duke e lënë të bijën 2 vjeçe te prindërit e saj. Në moshën 14-vjeçare, pasi ishte kthyer nga Greqia së bashku me familjen e të atit dhe kishte filluar punë në një fabrikë në Shijak, Vanesa takohet me të ëmën.

E ëma përjetoi emocione shumë të forta duke e parë të bijën të rritur dhe i ofron që të jetojë me të. Vanesa njohu edhe bashkëshortin e së ëmës dhe përshtypja e parë i la të kuptonte se gjërat mes tyre nuk shkonin mirë. Megjithatë, lodhur nga jeta që kishte kaluar në shtëpinë e bashkëshortit 15 vite më të madh ku e martuan, Vanesa pranon të  shkojë me të ëmën në Itali por ndodh e papritura.

Vanesa: Më thotë “vajza ime, a do të vish me mamin,të jetosh me mamin?” Unë në ato momente u lumturova, thashë shyqyr o Zot do shkoj te mami, do bashkohem me mamin. Edhe nëna me gjyshin duke qarë, duke thënë që “më në fund”. Thjesht i them babit të japë një vërtetim, një letër se unë isha me mbiemrin e babit se bëra gjyqin kur isha e vogël që erdhi më mori babi.

Ardit Gjebrea: Një prokurë doje. Dhe babi ta dha?

Vanesa: Po, ma dha babi, pranoi dhe më tha kaq “do ikësh, por s’do kthehesh më”.

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?

Vanesa: “Nëse shkon te nëna jote, edhe nëse ajo të lë apo diçka se jam e sigurt që ajo do të të lërë”, nuk e di ku e kishte këtë sigurinë, por thjesht tha “nuk kthehesh më”. 

Ardit Gjebrea: Pra të mbylli derën.

Vanesa: Po, se të mbajta unë dhe nuk të pranoj nëse vjen pastaj prapë të më kërkosh ndihmë. E marr atë prokurën, marr pasaportën, shkoj te nëna e te gjyshi, bëj gati valixhen edhe takova njerkun, mmain, takova nënën dhe gjyshin.

Ardit Gjebrea: Shkove në itali?

Vanesa: Jo, nuk kam shkuar në Itali, thjesht u bëmë gai. Vendosim valixhen time në makinë. Lëviz dy hapa me makinë dhe ndalon makinën zotëria dhe i thotë mamit që “Alketa”, se Alketa quhet mami im biologjike, “shiko unë ndërrova mendje se unë s’mund ta marr vajzën tënde s’e unë si kam fëmijët e mi kështu që as vajzën tënde s’e marr dot, kështu që të lë të  zgjedhësh o vajzën ose mua”. Ajo nuk e ka menduar fare, ta mendonte ose diçka apo të thoshte vajza direkt, thjesht tha “ty Shyqo” se Shyqo quhet burri i mamit tim.

Ardit Gjebrea: Ah, thashë se ishte italian.

Vanesa: Jo, jo shqiptar është por ka vite, kishte letra italiane. “Ty Shyqo” i thotë dhe më lë mua në mes të 4 rrugëve. I kam bërë gjërat me polici faktiksht se s’kisha ku të shkoja, shkova në polici, denoncova burrin e mamit, thashë që ai e dhunon mamin, këtë e shtova me thënë të drejtën se nuk e di a ishte e saktë ose e  sigurtë por unë doja që doemos të isha me mamin sepse nuk kisha ku të shkoja.

/a.r

Next Post
FOTO / Java e parë e shkollës dhe e “harbimit” mes alkoolit, britanikët ruajnë “traditën”

FOTO / Java e parë e shkollës dhe e “harbimit” mes alkoolit, britanikët ruajnë “traditën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In