• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Babai më kërkoi të mbaja të fshehtë përdhunimin, që mos t’i dëmtoja karrierën”, rrëfimi i trishtë i vajzës së ish-kryeministrit australian

by Java News
08/12/2019 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza e ish-kryeministrit australian Bob Hawke pretendon se ajo është dhunuar në vitet 1980, por i ati i kërkoi asaj të heshte për të mos dëmtuar karrierën e tij.

Faqja australiane New Daily ka bërë publike dokumentet gjyqësore ku paraqiten pretendimet e vajzës së ish-kryeministrit, Rosslyn Dillon.

Ajo thotë se është dhunuar nga Bill Landeryou, një deputet në Partinë Laburiste të Hawke. Të dy burrat, dhunuesi dhe babai i saj tani kanë vdekur.

59-vjeçarja aktualisht po kërkon 4 milionë dollarësh australianë, nga pasuria e babait të saj. Zonja Dillon pretendon se ajo ishte dhunuar nga Landeryou ndërsa punonte për zyrën e tij. Në kohën kur Haëke po përpiqej të bëhej udhëheqës i i partisë.

Zonja Dillon thotë se ajo ishte sulmuar seksualisht tre herë, në vitin 1983.

Pas herës së tretë ajo i tha babait të saj se ishte dhunuar dhe donte të shkonte në polici, por ai iu përgjigj duke i thënë: “Nuk mundesh. Nuk mund të kem polemika tani. Më vjen keq por jam duke sfiduar për udhëheqjen e Partisë së Punës”.

Motra e Dillon, Sue Pieters-Hawke, tha se familja ishte në dijeni të ngjarjes.

“Ajo u tha njerëzve në atë kohë. Unë besoj se ka patur një përgjigje mbështetëse, por kjo nuk përfshinte përdorimin e sistemit juridik”- i tha ajo faqes australiane New Daily. Anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë komentuar.

Hawke ishte figura mbizotëruese në politikën australiane të viteve 1980, duke fituar katër zgjedhje të përgjithshme. /e.s/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

November 28, 2026
Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

November 28, 2026
U raportua fluks i lartë kërkesash, vetëm 59% e të regjistruarve morën pjesë në konkursin për Mjekësinë e Përgjithshme

Skema KAYO propozohet dhe në Shëndetësi, “MedAL” hidhet për konsultim publik

November 28, 2026
NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

November 28, 2026
VIDEO / 114 vjet Pavarësi, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Vlorë! Të pranishëm edhe Presidentët

VIDEO / 114 vjet Pavarësi, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Vlorë! Të pranishëm edhe Presidentët

November 28, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tkurrja elektorale e partive aktuale dhe partitë e reja

November 28, 2026
20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

November 28, 2026
“Protokolli i mushkonjës”, si u përdorën palestinezët për të kontrolluar zonat e rrezikshme në Gaza

“Protokolli i mushkonjës”, si u përdorën palestinezët për të kontrolluar zonat e rrezikshme në Gaza

November 28, 2026
U arratis me të brendshme| Kush është shqiptari që arriti të largohet pas ‘luftës’ me policinë italiane

U arratis me të brendshme| Kush është shqiptari që arriti të largohet pas ‘luftës’ me policinë italiane

November 28, 2026
Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In