Policia e Vlorës ka parandaluar përshkallëzimin e një ngjarje kriminale në një familje në Vlorë.
Në lagjen “Pavarësia”, uniformat blu kishin marrë informacion se babai po kanoste me thikë djalin e tij.
Pas ndërhyrjes së policisë brenda apartamentit, u vu në pranga 47-vjeçari A.B., i cili kishte dhunuar fizikisht djalin dhe po e kanoste me thikë. 47-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për dhunë në familje.
/a.r











