• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babai i Xhakës: Taulanti e ka zgjedhur kombëtaren, nuk ikën nga Shqipëria

by Aalison Pearse Stevens
13/06/2016 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhaka kundër Xhakës. Kjo ka qenë tema kryesore e thuajse të gjitha mediave sportive ndërkombëtare në dy ditët e para të “Euro 2016”, duke kaluar shpesh edhe interesimin për triumfin e Francës pretendente, apo ngjarjeve që ndodhën në Marsejë. Taulanti dhe Graniti dhanë maksimumin e tyre në fushën e “Stade Bollaert-Delelis”, në një duel që do të mbetet në historinë e futbollit.

Familja Xhaka

Ndaj në vërshëllimën përfundimtare të Velasko Karbajo, pakkush është ndier më i lehtësuar sesa Ragip Xhaka, babai i dy mesfushorëve të ndarë mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, pak minuta pas përfundimit të këtij dueli, ai është shfaqur shumë më i shpenguar se në javët dhe muajt e tensionuar që i kanë paraprirë sfidës. Krenar dhe i kënaqur me atë që pa në fushë nga djemtë e tij, por jo me rezultatin përfundimtar, Ragip Xhaka zgjodhi të tregojë për gazetën edhe një lajm që tifozët shqiptarë e kanë pritur me ankth prej shumë kohësh.

Çfarë të them, ka qenë emocionuese. Të gjithë e dini që dëshira ime ka qenë që rezultati përfundimtar të ishte 1-1. Por ky rezultat ishte sot (të shtunën). Kënaqësia ime është që dy djemtë i kam në dy kombëtare, jam krenar për të dy. Kjo është e gjitha.

Si ju duk kjo përballje mes Taulantit dhe Granitit?

Emocionet janë të dyfishta, edhe si shqiptar, por edhe për Zvicrën. Emocionet ishin të hatashme edhe kur i pashë djemtë në fushë si kundërshtarë.

Megjithatë, nuk dolën me karton të kuq pas dy minutave, siç kishin “planifikuar”…

Të them të drejtën nuk iu dha mundësia, se do të kishin dalë të dy (qesh)…

Pas përfundimit të kësaj përballjeje, vjen koha të flitet për një temë delikate: Kosovën. Nga njëra anë, Graniti ka deklaruar menjëherë se do të qëndrojë te Zvicra. Ndërkohë, Taulanti ka lënë gjithçka të hapur. A ka negociata për kalimin e tij te Kosova?

Është shumë herët të flitet për këtë çështje.

Por tifozët shqiptarë me të drejtë duan të dinë se si është situata dhe pse Taulanti po lë gjërat e hapura…

Taulanti e ka zgjedhur Shqipërinë dhe do të rrijë me Shqipërinë. Ai nuk do ta tradhtojë kurrë Shqipërinë.

Këtë po presin të gjithë…

Dhe kjo është e gjitha.

Panorama Sport/d.i.

Next Post

Reforma, hapet rruga për martesat gay

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In