Në listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë edhe babai i kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi si dhe ai i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta kosovare “Zëri” e cila duke cituar Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së apo të internuarit.
Në bazë të këtyre dokumentave të siguruara nga “Zëri”, Hashi S. Thaçi gjendet në listat e Zonës Operative të Drenicës, saktësisht në Brigadën 112 “Arben Haliti”
Ndërsa, Hilmi Haradinaj, gjendet në Zonën Operative të Dukagjinit, “Komanda dhe Shtabet Lokale”.
Më herët në listën e veteranëve të UÇK-së të cilët do të marrin edhe pension të veçantë, gjendet edhe emri i ish-kreut të SHIK Fatos Klosi.
Redaksia Online
(JavaNews.al)