• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Babai i terroristit të Banjskës, dëshmia: Ja sa para merrte im bir nga “Mbrojtja Civile”

by A R
19/09/2024 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veljo Iliç, babai i njërit prej terroristëve të akuzuar në rastin e Banjskës, Vladan Iliç, gjatë dhënies së dëshmisë në lidhje me sulmin e ndodhur një vit më parë ka deklaruar se i biri nuk i kishte treguar se çfarë po përgatisnin.

Ai është shprehur se më 24 shtator, në ditën kur ka ndodhur sulmi, i biri e kishte telefonuar duke i kërkuar që të shkonte ta merrte në Banjskë por nuk kishte mundur për shkak të bllokimit të rrugëve nga ana e policisë.

“Vladani më lajmëroi më vonë se ndodhet në Serbi, me tha se kishte ecur në këmbë përmes malit rreth 4 orë e gjysmë gjatë kalimit të kufirit dhe kanë dalë në Serbi”, u shpreh ai.

Ai tha se të birin e kishte takuar më pas në Rashkë dhe më vonë edhe në Kragujevc të Serbisë. Sipas tij, ai kishte ndihmuar dy të plagosur rëndë që ishin dërguar për mjekim në spitalin e Beogradit por që njëri prej tyre më pas kishte vdekur.

Iliç ishte pyetur nëse i biri e kishte informuar rreth ushtrimeve ushtarake që janë zhvilluar në Serbi, por ai ka mohuar duke shtuar se vetëm mendonte se mund të ndodhte diçka bazuar në prezencën e madhe ushtarake serbe në Rashkë.

I ati i të akuzuarit Vladan Iliç tha se ishte në dijeni që i biri ishte bërë pjesë e organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” dhe paguhej nga Milan Radoiçiç.

“Vladan nuk ka qenë i detyruar nga dikush që të marrë pjesë në sulmin e ndodhur në Banjskë dhe për më tepër nuk ka biseduar me mua lidhur me këtë çështje por e di që ka qenë pjesë e organizatës ‘Mbrojtja Civile’ prej të cilës është paguar dikur rreth 400 euro të cilat i ka marrë përmes bankës”, tha Veljo Iliç.

Megjithatë, në një tjetër dëshmi të një dëshmitari të mbrojtur të Prokurorisë Speciale thuhet se anëtarët e grupit terrorist janë paguar në shuma më të mëdha.

“Milan Radoiçiç i ka organizuar këta persona dhe personat e tjerë në Serbi të cilët i ka ushtruar, i ka përgatitur me armatim të lehtë dhe të rëndë, të cilët një kohë të gjatë kishin ushtruar në Serbi dhe shumicën prej tyre Milani i ka paguar nga 2.000 € në muaj përmes parave kesh, për t’i përfshirë në këtë grup, ata fillimisht i kanë thënë se kanë shkuar me idenë që të çlirojnë pjesën veriore nga Kosova, po ashtu me qëllim që serbët e kësaj pjese të shkëputën nga Kosova”, raporton A2 deklaratën e dëshmitarit F1.

Në rastin e Banjskës, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuzë përpos ndaj Vladan Iliç e Milan Radoiçiç edhe ndaj 43 personave të tjerë.

/a.r

Next Post
Rama në Bruksel: Do të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar anëtarësimin! Së shpejti krijojmë Komitetin e Përbashkët Konsultativ

Rama në Bruksel: Do të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar anëtarësimin! Së shpejti krijojmë Komitetin e Përbashkët Konsultativ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In