• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai i të riut që humbi jetën në Itali ngre dyshime: Djali s’po bënte video për TikTok

by Java News
31/01/2024 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i Lorenzo Pjetrushit, 18-vjeçarit shqiptar që vdiq në Itali, thotë se djali i tij nuk ka qenë duke bërë video për TikTok në momentin që ka ndodhur aksidenti tragjik.

Agron Pjetrushi, duke folur për mediat italiane ka thënë se Lorenzon e ka çuar vetë në ditëlindjen e kushëririt por nuk e di se çfarë ka ndodhur më pas.

“Lorenzo ishte shumë i mirë, ishte shumë i mirë, si shumë të rinj të moshës së tij. Atij i pëlqente të luante dhe të jetonte jetën.Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, me miqtë, e cila u mbajt rreth orës 22.

Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn tjetër të tretë, po nga Ormelle, një italian me origjinë shqiptare.
Ai tha se familja e tij nuk ka fjetur për 8 ditë me shpresën se Lorenzo do ta fitonte betejën dhe do i rikthehej jetës. Ai thotë se të rinjtë nuk kanë qenë duke bërë video kur ka ndodhur aksidenti, pasi policia kur ka konfiskuar celularët e tyre nuk ka gjetur asnjë video.

“Ne nuk kemi fjetur për tetë ditë. Ndoshta gjithçka ka ndodhur si shaka, një lojë që përfundoi keq. Në makinë ishin pesë prej tyre, një Ford. E drejton kushëriri i tretë i djalit tim.

Ai kishte vetëm dy muaj që kishte marrë patentën e drejtimit, s’kishte shumë përvojë. Por ata nuk po bënin video apo foto për t’i postuar në TikTok, siç është thënë. Se si ka ndodhur e di vetëm policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok”, shtoi ai.

/f.s

Next Post
Ndërroi jetë pas lindjes në maternitetin e Beratit, burri i 40-vjeçares: I lanë pjesë nga placenta pa hequr

Ndërroi jetë pas lindjes në maternitetin e Beratit, burri i 40-vjeçares: I lanë pjesë nga placenta pa hequr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com