• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai i Andi Malokut kërkon hakmarrjen në fisin Rraja, ‘Rrumi i Shijakut’ e këshillon: Dëshirë paç me gjujt, por..

by Os De
06/10/2025 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion pas një hetimi të gjatë, ka dokumentuar përplasjet mes bandave, armiqësitë dhe vrasjet pa autor lidhur e bandat e Durrësit dhe të Shijakut. Nga hetimet që janë bërë kundrejt Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’, si dhe grupit të Avdylajve, nga transkriptimi i bisedave të shkëmbyera në aplikacionin Sky Ecc, janë dokumentuar pazaret mes vrasësve për të eleminuar këdo që iu dilte përpara apo për të marrë hak për të kaluarën. 

Nga dosja e SPAK e siguruar nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, zbardhet një bisedë mes Aleksandër Lahos dhe Elidon Avdylaj alias Aldo Avdylaj, të cilët bisedojnë për vrasjen e Edmir Bregut alias maloku. Gjithashtu në këto biseda del se Genci Maloku, babai i Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë nga atentati i 1 nëntorit 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Atë kohë Andi Maloku ishte shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili gjithashtu ishte në makinë së bashku me ‘Rrumin e Shijakut’. 

Genci Maloku kërkon të vrasë një prej fisit Rraja, pasi Redjan Rraja është i dënuar përjetë si i përfshirë në këtë atentat. Genci Maloku kërkon të vrasë plakun e Rrajave, por kjo për anëtarët e tjerë të grupit, nuk i duket e saktë pasi do të niste luftë dhe ‘nuk është mirë të vrasësh pleq e gra’. 

Në datën 21 shtator 2020, ora 17:59, Elidon Avdyli ka biseduar me Aleksandër Lahon në lidhje me një person me emrin Arjan i cili sipas Aleksandrit nuk lëviz nga fjala dhe ka mënyrën e vet si vepron. Elidoni i ka shkruajtur se Genci është mërzitur shumë dhe do që të bëje” diçka me patjetër. Aleksandri i përgjigjet që nëse Genci do të bëjë diçka, mos të bëjë plakun e Rrajave por t’i bjerë Qerosit. Në orën 19:00, Elidoni i ka shkruajtur Aleksandër Lahos që sipas tij duhet të “bëjnë” Qerosin ose Ceken. Nga konteksti i bisedave dyshohet se Elidoni dhe Aleksandri kanë biseduar për planet që ka patur personi i quajtur Genci dhe që dyshohet se është Genci Maloku, për të marrë gjakun e djalit, duke vrarë një person me mbiemrin Rraja. 

Në orën 19:01, Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se atë javë, në bashkëpunim me çunin e Pojës ai do te “bëjë” “Malokun” dhe më pas edhe Ceken. Sipas Elidonit, “Maloku” është “byrazer” i Kilit dhe i Marlit, lëviz Tiranë-Durrës dhe se kishte bërë plan që vrasjen e “Malokut” alias Edmir Bregut, ta bënte te lagjia e Edmirit, në Durrës. Aleksandri i sugjeron që do ishte më mirë që vrasjen ta bënin rrugës dhe e ka pyetur se cilin do të bëjnë të parin. Elidoni i është përgjigjur se të parin kanë vendosur të bënin “Malokun”. Në vijim Elidoni i ka shkruajtur Aleksander Lahos se edhe Dur Keçin do ta “sistemojë sa të fillojë “lufta”. Pjesa e bisedës në të cilën flasin për vrasjen e Malokut alias Edmir Bregu, është si vijon. 

Aleksander Laho- thuj gencit do hapet lufta deshire te kesh me gjujt thuj 

Elidon Avdyli- Po ikam thon e vlla. Po di ca me te thon. 

Aleksander Laho-po jo me maru pun me pleq. po te boj cte doj. 

Elidon Avdyli- Ishalla po ja hy un me ate cunin e pojes e vlla. Se aty iqim ropt atyne. Genci ska takat. Per kto pun o shok 

Aleksander Laho-popo, por kjo levizje na bon dom te gjithve un jam me ju per cdo gjo, por pleq e gra osht turp. 

Elidon Avdyli-Po edi. Plus do ikesh kurriz. Qerosi o pik. Tanom. Ne cekaj. Edon. Aty ndurres. Un tashi ket jav do boj malokun. Bashkpunim. Me cunin e pojes. Mrpa cekes. Me kismet allahaut. Esht borazeri kilit maloku. Ne i marlit. 

Aleksander Labo-E kuptoj. Ok. maloku rin ne tiran. 

Elidon Avdyli- Dje tu erjt kan qen. Po e kan gjet ato. Durres tiron leviz ai. 

Aleksander Laho-Po rin aty ne tiran. Aty ku pam makinen e blondume te lentit. 

Elidon Avdyli-Po edi. Po ke lagja vet ne durres. Do ebejm…. Se e kemi gjet 

Aleksander Lalo-po me mire ruges… Cil do boni te parin 

Eliden Avdyli-Malokun. E kemi nda. 

Aleksander Laho- ok. Se do jet shum keq. Dhe lenti do ta hudhi prap ne kuriz marielin. 

Elidon Avdyli- Esht. Ne burg ai e vlla. Marlin e kam gati gjycin. Mas ksoj pune. 

Next Post
Projektet kulturore në Bashkinë e Tiranës miratohen nga Këshilli Artistiko-Kulturor, i krijuar nga Këshilli Bashkiak, dhe jo nga kryetari i Bashkisë

Zgjedhjet e Tiranës, fokusi i diskutimeve të deputetëve socialistë: Angazhim për fitoren e PS-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In