• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai i Alda Canajt padit për fyerje Ardit Gjebrean, kërkon burgim për moderatorin

by Java News
17/03/2016 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit të intervistës dhe polemikave të shumta që prodhoi diskutimi i Ardit Gjebresë me ish efektivin e SHISH Marjan Rroku, babai i Alda Canaj, ka vendosur që të hedhë në gjyq moderatorin e njohur. Padia është depozituar këtë të enjte në gjykatë kundër Ardit Gjebreas, me akuzën e fyerjes, teksa në shqyrtim çështjen e ka marrë avokati Ssaimir Visha.

Historia e Alda Canaj dhe nënës së saj që mbetën të vrara me armë zjarri në vitin 2001 u risoll në vëmendje nga Ardit Gjebrea në emisionin “E diela shqiptare”, ku moderator intervistoi Marjan Rrokun nga qelia. Rroku rrëfeu sesi vrau nënë e bijë në vitin 2001 ndërsa shprehej se ishte penduar.

Rrëfimi nga burgu i Marjan Rrokut ka indinjuar pjesëtarët e familjes Canaj duke çuar kështu çështjen në gjyq.

Sipas familjes Canaj, versioni i dhënë nga ish-agjenti i SHIK-ut për vrasjen e nënë e bijë të ndodhur në mars të vitit 2001, nuk është i vërtetë. Gjatë intervistës nga qelia, Rroku deklaroi se nuk mbante mend momentin e vrasjes, sepse gjithcka i ishte errësuar gjatë konfliktit me nënë e bijë.

Por për motrën e Alda Canaj, Orneva Canaj vrasja ka qenë e paramenduar se Marjan Rroku kishte përndjekur Aldën para se ta vriste, por jo vetëm kaq. Ornela përmes një profili në facebook që ka hapur pikërisht për të nderuar kujtimin e të motrës dhe të nënës së saj thotë se edhe pas vrasjes familja e saj është përndjekur nga ish punonjësi i SHISH. Ornela thotë Alda dhe Mbarimja gjetën vdekjen duke mbrojtur njëra tjetrë, dhe se “ky monster’ i ka kushtuar vetem vuajtje e lote familjes së saj, shkruan Balkanëeb.

Si i vrau oficeri i SHIK Alda Canajn dhe nënën e saj

Ishte 29 marsi i vitit 2001 kur Marjan Rroku qëlloi për vdekje mbi 16- vjeçaren Alda Canaj dhe nënën e saj Mbarimen. Ngjarja e rëndë ndodhi para Pallatit të Sportit në kryeqytet. Në atë kohë, Marjani 27-vjeçar e kreu vrasjen makabre me armën e tij të punës. Rroku ishte agjent i SHIK-ut. Në atë kohë, mediat shqiptare raportuan se krimi ndodhi pasi autori kishte qenë në një lidhje dashurie me viktimën. Ndërsa, pas shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar, mediat e huaja shkruan se Marjan Rroku kishte pasur si qëllim trafikimin e vajzës jashtë vendit. Gjithashtu, në shkrimet e botuara në atë kohë, u përfol se Rroku përndiqte dhe ngacmonte Aldën për muaj me radhë përpara se të qëllonte për vdekje atë dhe nënën e saj.

Menjëherë pas vrasjes, Marjani u zhduk. Vetëm një vit pas vrasjes, Rroku u gjykua në mungesë dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Më vonë u zbulua se ai kishte hyrë në SHBA që atë vit, në 2001, duke përdorur një pasaportë sllovene nën identitetin e rremë, ku njihej si Jeton Mirakaj. Atje ai krijoi një jetë të re. Gjeti punë dhe krijoi familje, ku nga martesa e tij lindi edhe një djalë. Kevin Connolly, marshall në SHBA, në vitin 2004 nisi kërkimet për të gjetur të kërkuarin ndërkombëtar Marjan Rroku.

Në atë kohë, ai kishte shumë pak informacion se ku fshihej Rroku. I dënuari përjetë u arrestua 10 vite pas krimit të kryer, në një apartament ku jetonte së bashku me djalin dhe bashkëshorten e tij. Kjo e fundit nuk kishte qenë në dijeni të faktit se Toni Mirakaj (ashtu siç e njihte ajo) kishte qenë në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Vetëm një ditë pasi Connolly arrestoi të shumëkërkuarin, ai ndaloi në Virginia për të takuar Ornelën (motrën e Aldës) dhe si dhuratë i dha prangat me të cilat kishte prangosur Marjan Rrokun.

Next Post

Misteri i dy dhomave sekrete zbuluar pas varrit të faraonit Tutankamon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

February 2, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidenti i merr jetën gruas në Fushë-Krujë, arrestohet polici

February 2, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Shkurt 2026

February 2, 2026
Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

February 2, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

2500 euro për një emigrant, arrestohet maqedonasi në Tiranë. Në kërkim një tjetër

February 2, 2026
Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

February 2, 2026
Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

February 2, 2026
Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

February 2, 2026
Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

Pagat e gjyqtarëve/ Berisha: Rama e ka bërë kreun e SPAK-ut më të paguarin nga Sllovenia gjer në Qipro

February 2, 2026
Emrat e “kryeministrave teknikë”, si ilaç për inatin e shqiptarëve ndaj Berishës

“Irena Gjoka rrugaçe e ligjit”, Berisha: Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In