Zhdukja e dy motrave adoleshente nga shtëpia prej gati një muajsh, ka zbardhur një ngjarje e cila ngjasonte më tepërmi me një skenar të filmave të Hollywood-it.
Oriselda Kajtazi, 18 vjeç dhe motra e vogël 14-vjeçare kanë helmuar prindërit e tyre më 15 korrik, kanë djegur shtëpinë ku jetonin në Durrës dhe janë larguar me 5 milionë lekë dhe katër valixhe me rroba.
Por kjo nuk është hera e parë që ato largohen nga shtëpia dhe helmojnë prindërit e tyre.
Babai i vajzave, Hiqmet Kajtazi, me origjinë nga Berati, thotë se ato i kanë helmuar edhe dy herë të tjera prindërit dhe motrën e madhe, për t’u larguar disa ditë nga shtëpia.
Këtë gjë e ka pranuar vetë vajza e vogël. Ato janë justifikuar për këto veprime, duke thënë se donin të rinin në qetësi.
18-vjeçarja ka qenë më parë e fejuar, por më pas është ndarë me iniciativën e prindërve të saj.
Babai i vajzave thotë se ato nuk dilnin nga shtëpia, por mund të jenë nxitur nga diskush nëpër rrjeteve sociale, për të kryer këto veprime.
Ai ndërkohë nuk sqaron përse vajzat e tij kanë helmuar prindërit dhe motrën e madhe dhe janë zhdukur në mënyrë misterioze.









