• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Babai i 13-vjeçarit të vrarë nga Sokol Mjacaj: Çekët do ishin gjallë sot, po të kishte drejtësi

by
06/07/2015 23:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Për familjen Leraj, djali i së cilës u vra për një varëse floriri pesë vjet më parë, plaga është ende e hapur. Agimi ishte vetëm 13 vjeç kur u thirr nga shoku i shkollës, Sokol Mjacaj, në mes të shtatorit të vitit 2010. I mituri ka dalë në mirëbesim, pa e menduar të keqen, por nuk u kthye më i gjallë në familjen e tij.

Babai i tij, Gjergj Leraj, shprehet i tronditur kur dëgjoi se një prej personave që morën pjesë në ekzekutimin e të birit buzë lumit të fshatit Pjollë në Dukagjin, ishte i njëjti që i mori jetën çiftit

“Të ishte në dorën time duhej dënimi me vdekje”, thotë babai i Agimit, i kontaktuar nga gazeta Panorama.

Ai i rikthehet çështjes së të birit, duke theksuar se drejtësia nuk u vu kurrë në vend.

“Nëse gjykatat do të ishin të drejta në vendimet e tyre, të paktën dy turistët çekë sot do të ishin gjallë”, thotë Gjergj Leraj.

Me dhimbje ai kujton se i biri ra në kurth, kur moshatari i tij në atë kohë, Sokol Mjacaj, e thirri për të dalë jashtë. Në ato orë që pasuan ndodhi dhe krimi makabër. Për një varëse floriri që Agimi mbante në qafë, tre veta e masakruan duke e larguar nga kjo jetë.

Agim Leraj do të mbushte pas disa ditësh 18 vjeç, nëse nuk do të ndodhte grabitja dhe krimi nga bashkëfshatarët e tij.

“Apeli dha një vendim të padrejtë, ndryshe nga Fakti. Nëse do të kishte lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, autori do të ishte në burg dhe turistët çekë do të ishin gjallë sot”, thekson Gjergj Leraj.

Prej ditës së vendimit të Apelit, familja e tij është “dorëzuar”, duke mos e ndjekur më çështjen.

“Nuk di a është shqyrtuar në Gjykatën e Lartë apo jo dhe pse në atë kohë dimë që Prokuroria do e çonte më tej çështjen. Por ne nuk e ndoqëm më se ishte e kotë. Nuk ndryshonte asgjë më për jetën e djalit tonë”.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë kontakt apo ballafaqim në kohën kur Sokol Mjacaj ishte i lirë, pas kryerjes së dënimit, i ati i 13-vjeçarit të vrarë e mohon.

“Nuk kemi pasur ndonjë kontakt e as nuk e kemi dashur një gjë të tillë. Agimin nuk na e kthen më dot. Sot edhe dy të tjerë, turistë të zonave tona, nuk jetojnë më”, e mbyll bisedën Gjergj Leraj.

Next Post

Horoskopi 7 Korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In