• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babai i 11 fëmijëve apel shtetit për ndihmë

by A R
12/04/2017 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai është babai i 11 fëmijëve.

Bashkëshortja nuk ndodhej në “shtëpi” ose më saktë në hapësirën që quhet shtëpia e tyre.

Artan Kruja, është vetëm 47 vjeç dhe fëmija i madh është 22 vjeç dhe më e vogla vetëm 2 vjeç. Ashtu siç edhe shihet nga pamjet, kushtet ekonomike janë përtej skamjes.

“Unë merrem me një servis kompjuterësh që i gjejmë tek hekurat, i marrim dhe i shesim ditë të shtune aty ku kemi një Pazar tek nënstacioni i vjetër i themi ne. Marrim një asistencë prej 80-mijë lekësh të vjetra, ku 69 mijë lekë na vjen afrofeja e dritave. Ujin e mbushim tek komshia sepse s’ka ujë. Që në 1992 që kur kemi ardhur këtu kemi pas pirë ujë burimi. Janë 6 frymë të paktën dy të fusi të paktën të paguaj dritat dhe të fus ujin në shtëpi se për bukë ka sërish se kanë kazanët akoma, punojmë fshehtas. Dhe s’ka si të dali fëmija që është 22 vjeç, s’ka vende pune shteti, mos të na mbajnë në takime duke na thënë hajde tani dhe hajde pas një muaji. Çfarë janë këto takime, edhe në komunale për fshesë, duhet arsimi i lartë?”, tha kryefamiljari Kruja.

Babai me 11 fëmijë, apel për punë Kruja: Dua të arsimoj fëmijët e mi

Babai me 11 fëmijë, apel për punë Kruja: Dua të arsimoj fëmijët e mi

Paragjykimi racial, sipas tij vazhdon ti përndjekë dhe të mos ju japë mundësinë që të integrohen.

“I kam të edukuar, me sa kam pasur takat por nuk na marrin në punë. U bë 1 vit e gjysmë që zyra e punësimit i ka emrat e kalamajve për punë, dhe puna më elementare, jo se e kemi pasur traditë ne, por të pakten në komunale në pastrim gjelbërimi. Skam lënë institucion pa bredhur dhe më thonë do të marrim në telefon do të bëjmë telefon dhe kur shkojmë atje na thonë nuk kanë dalur emrat akoma, a mendon qeveria se ku do hamë ne, jam i vet i 17”, u shpreh Kruja.

Sigurisht që babai i 11 fëmijëve ka mllef për të gjitha qeveritë, se sipas tij, ajo që atij vetë dhe familjes së tij i duhet është puna dhe infrastruktura.

“Minimalja 15 mijë lekë, po su futëm në punë ku do hash, duhet të dal me gjithë kalamajtë tek plehrat? 2 i kam në shkollë 4 km larg janë. Të paktën një furgon nga shoqata ose shteti” tha kryefamiljari.

Ashtu siç edhe shprehet, shpesh është ndihmuar nga drejtues të njësisë administrative nr 8, por sipas tij, nuk mbahet shtëpia me miell hua.

“Bashkia e vogël na ka ndihmuar, zoti Erjon Xhafa sepse e ka parë gjithë hallin dhe sistemin ku jemi ne të gjithë këtu. Nuk mbahet lagjja me ndihma sot dhe ndihma nesër, po s’më futët në punë është e kotë, edhe po të sjellësh 500 mijë lekë nuk bën hajër”, u shpreh Kruja.

Baba i 11 fëmijëve, ashtu si çdo prind kërkon mirërritjen dhe arsimin e fëmijëve të tij, për të cilën, jashtë mikrofonit shprehet se nuk do të lejojë asnjëherë që ti martojë fëmijët në moshë minorene.  – See more at: http://shqiptarja.com/Sociale/2750/babai-me-11-f-mij–apel-p-r-pun–kruja-dua-t–arsimoj-f-mij-t-e-mi-413035.html#sthash.MvEEdx5Y.dpuf

Next Post
Shpërthejnë protestat kundër Vuçiç në Beograd

Shpërthejnë protestat kundër Vuçiç në Beograd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In