• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babai e mbante me litar, historia e dhimbshme e Amrit nga Kavaja

by A R
05/05/2018 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori prekëse e një djali të vogël, është transmetuar këtë të premte në emisionin “Stop”. Emisioni është ndalur në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në Kavajë, ku mësuese Klorida Teferiçi na ka treguar për historinë e Amri Popoit.

“Unë në klasën time kam 24 nxënës, të gjithë janë të mrekullueshëm, por kam një nxënës që është i veçantë nga të tjerët sepse ka një histori të tmerrshme familjare”, tregoi mësuese Teferiçi.

Ai është 12 vjeç dhe duhet të ishte në klasën e pestë apo të gjashtë, por është në klasën e dytë, pasi për 4 vite rresht ai, vëllai i sëmurë dhe e ëma janë mbajtur të mbyllur e të lidhur nga i ati, që është i dhunshëm dhe me probleme mendore.

Mësuesja e Amrit vijoi të tregonte: “Janë të dy të sëmurë psiqik. Duke qenë se janë me probleme kanë ushtruar dhunë fizike, përveçse psikologjike. Rasti i fundit me babin e Amrit ishte që kishte marrë sëpatën dhe kishte kërcënuar jo vetëm fëmijët, por edhe gjyshin dhe njerëzit e tjerë që kishin shkuar nga bashkia për të ndihmuar këtë fëmijë”.

Falë Bashkisë Kavajë dhe Zyrës Arsimore, sot Amri po arsimohet në klasën e dytë të shkollës 9-vjeçare “3 Dëshmorët”.  Pavarësisht të gjithë dhunës psikologjike e fizike dhe kushte të mjera ekonomike, ai është i pari i klasës dhe një nxënës shembullor në sjellje.

“Ai është kaq i qetë e i urtë. Nuk është absolutisht agresiv, është gjithmonë drejt paqes. Ai është një nga nxënësit më të shkëlqyer të klasës sime, një fëmijë me vullnet të paparë dhe shumë sistematik, që nuk bën asnjëherë mungesa. Është një fëmijë i mrekullueshëm!”, u shpreh mësuesja e Amrit.

Gazetarja e emisionit komunikoi me Amrin, i cili rrëfeu kushtet e vështira të jetesës dhe arsyen e largimit nga shkolla për 4 vite.

I pyetur se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet, ai tha: “Dua të bëhem polic sepse dua të vendos rregullin dhe të ndihmoj të gjithë njerëzit që janë në nevojë”.

Mësuese Klorida tregoi se për të gjitha mjetet shkollore dhe veshmbathjet, Amrin e kanë ndihmuar prindërit e nxënësve të klasës. Të gjithë shoqet dhe shokët e tij shprehën vlerësimin për të, duke thënë se e duan shumë dhe se dëshirojnë të mbajnë pranë. Nëndrejtori i shkollës “3 Dëshmorët” tha se janë munduar t’i qëndrojnë pranë dhe të mbledhin të ardhura për ta ndihmuar sadopak familjen Popoi.

Gazetarja e emisionit “Stop” së bashku me mësuese Teferiçin shkuan në shtëpinë e Amrit, ku panë kushtet e vështira të jetesës.

E ëma e tij tha: “Kemi një tezgë në rrugë që shesim dhe me ndihmë ekonomike prej 48 mijë lekësh paguajmë vetëm bukën. Bukë me djathë dhe vaj i përgatis çunave. Kaq kam unë si nënë që i ushqej”.

Emisioni “Stop” në bashkëpunim me “Fundjavë ndryshe” i dhuruan familjes Popoi  ushqime për dy muaj dhe mjete shkollore, në mënyrë që Amri të vijojë të arsimohet dhe të jetë një nxënës shembullor.

Next Post
Risia/Një Ishull me energji plotësisht rinovueshme

Risia/Një Ishull me energji plotësisht rinovueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In