• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai e kuptoi se i kishte rënë djali nga makina në ecje vetëm kur arriti në shtëpi, mjeku: 5-vjeçari vijon në reanimacion

by Java News
27/12/2019 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk e ka kaluar rrezikun, por ndodhet në gjendje më të qetë shëndetësore i mituri i cili ra nga makina e të atit një ditë më parë dhe u gjet në rrugë në gjendje të rëndë.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës Ardian Dajti tha sot se gjendja e fëmijës 5-vjeçar “është me e qetë, por vazhdon të jetë në reanimacion dhe ende nuk e ka kaluar rrezikun. Mjekët po kujdesen per të dhe nuk ka një përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore. Duhet pritur serish për të patur një përgjigje mbi gjendjen shëndetësore në ditet ne vazhdim”, tha ai.

Babai i fëmijës, Hilmi Kurtaj, teksa po udhëtonte me mjetin e tij nuk e ka vënë re që fëmija ka rënë nga makina. Ka qenë një makinë tjetër që e ka parë rastësisht në rrugë fëmijën e mitur, të gjakosur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, duke e marrë menjëherë dhe duke e dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Mësohet se ai u ka thënë mjekëve dhe infermierëve se e ka gjetur rastësisht në tokë të miturin, të aksidentuar dhe e ka marrë duke e sjellë në spital për t’i dhënë ndihmën e parë.

Fëmija menjëherë është vënë nën kujdesin e mjekëve duke u futur në sallën e operacionit, ndërsa raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Fillimisht spitali nuk e ka pasur idenë se cili është identiteti i fëmijës, duke qenë se nuk është sjellë nga të afërm apo prindërit, por nga një makinë e rastit.

Sipas babait të fëmijës, i vogli ka hapur dritaren e pasme të makinës në të cilën ndodhej dhe ka rënë në rrugë duke u dëmtuar. Hilmi Kurtaj ka vijuar rrugën dhe nuk e ka vënë re aspak se fëmija ka rënë nga xhami i pasmë i mjetit që po drejtonte. Vetëm pasi ka shkuar në shtëpi, babai e ka kuptuar se fëmija i tij nuk ndodhej në makinë. Pas publikimit të këtij lajmi, babai ka shkuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke mësuar se fëmija i tij ndodhej aty në gjendje të rëndë shëndetësore.

50- vjeçari u ka treguar mjekëve dhe Policisë se nuk e kuptuar që fëmija 5-vjeçar ka dalë nga dritarja dhe ka rënë në mes të rrugës. /e.s/

Next Post
“Nuk mund të vij as sonte”, Albin Kurti refuzon për herë të dytë ftesën e presidentit të Kosovës

"Nuk mund të vij as sonte", Albin Kurti refuzon për herë të dytë ftesën e presidentit të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In