Babë e bir kanë përfunduar në pranga pas një sherri në familje. Shkak është bërë nusja e djalit, ndaj të cilës vjehrri ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Gjerak Alevica, 52 vjeç dhe Ledion Alevica 34 vjeç (at e bir), të dy banues në fshatin Kuç-Devoll.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 18.04.2017, në banesë shtetasi Gjerak Alevica për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj nuses së djalit të tij shtetases V.A, 33 vjeç (bashkëshortja e 34 vjeçarit).Gjithashtu edhe shtetasi Ledion Alevica, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij Gjerak Alevicës.
c.a