• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Babai denoncon ish-gruan: Më ka marrë vajzën, iku në Siri

by
30/09/2015 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai denoncon ish-gruan: Më ka marrë vajzën, ikur në Siri

Një baba 37-­vjeçar nga Korça ka denoncuar largimin e ishbashkëshortes së tij drejt Turqisë së bashku me vajzën e mitur pasi i trembet trafikimit të saj.

Sipas të dhënave 26­-vjecarja Albana Mane banuese në Korçë së bashku me vajzën e saj 5-­vjeçare janë nisur më se një muaj më parë drejt Turqisë, por nuk janë kthyer më.

Sipas Elio Mane e reja shpesh shkonte në jashtë shtetit për të punuar për disa javë dhe këtë herë duhet të ishte kthyer në fillim të shtatorit, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Fakti që ajo ka marre edhe vajzën e mitur me vete ka alarmuar 37­ vjecarin i cili ka kërkuar ndihmën e policisë ndërsa i trembet largimit të saj të mundshëm drejt Sirisë së bashku me vajzën.

“Ne jemi ndarë 4 vjet më parë dhe prej atij momenti unë jam kujdesur për vajzën së bashku me nënën time. Në gusht, ishbashkëshortja më kërkoi që t’i autorizoja marrjen e vajzës në Turqi pasi do të shkonte për pak kohë atje për të punuar. Nuk doja ta pengoja pasi ishte një mundësi e mirë që vajza të kalonte pak kohë me nënën e saj ndaj dhe i dhashë një prokurë ku sikundër kishim rënë dakord ajo duhet të ma kthente vajzën në datën 10 shtator. Me kishte lënë edhe një numër kontakti për të folur gjatë kësaj kohe. Pasi kaluan ditët unë i telefonova dhe i kërkova të më kthejë vajzën pasi duhet të shkonte në kopsht por ajo më kërcënoi madje më tha se nuk do ma kthente më. Trembem se mos vajzën ma trafikojnë, trembem se mos ma çojnë në Siri ose në ndonjë vend tjetër islamik dhe ajo është e pafuqishme për t’u mbrojtur. I lutem shtetit dhe organizatave të më ndihmojnë. E kam rritur me sakrifica mes skamjes dhe papunësisë ndaj nuk dua ti ndodhë asgjë e keqe”,­ është shprehur Elio Mane.

Policia e Korçës kanë njoftuar se ndaj 26-­vjeçares ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Sipas njoftimit zyrtar Procedimi ndaj saj filloi, pas kallëzimit të bërë, nga ish/bashkëshorti i saj, i cili pretendon se, ish­bashkëshortja e tij, është larguar në Turqi më datë 16.08.2015, së bashku me vajzën e tyre S.M, vjeç 5, banuese në Korçë, dhe prej asaj kohe, nuk janë kthyer më në banesë.

Next Post

Jahjaga në simpoziumin ne Universitetit Georgetown

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK dhe Antimafias, kush është Ergys Kastrati, kreu i dyshuar i grupit kriminal?

Operacioni i SPAK dhe Antimafias, kush është Ergys Kastrati, kreu i dyshuar i grupit kriminal?

May 26, 2026
Goditja e rrjetit kriminal Itali-Shqipëri, Braho: 15 masa sigurimi, 1 mln euro cash të sekuestruara

Goditja e rrjetit kriminal Itali-Shqipëri, Braho: 15 masa sigurimi, 1 mln euro cash të sekuestruara

May 26, 2026
Nis zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, OBP hap procedurën për konsulencë ndërkombëtare

Nis zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, OBP hap procedurën për konsulencë ndërkombëtare

May 26, 2026
E pazakontë/ I moshuari merr mbesën e “gabuar” nga çerdhja, e dallon kur kthehet në shtëpi. Nis hetimi

Regjistrimet në çerdhe dhe kopshte, Beqiri sqaron procedurat dhe risitë: Online vetëm për një njësi bashkiake

May 26, 2026
Nis seanca e parë në themel ndaj Erion Veliajt dhe 18 të tjerëve

Nis seanca e parë në themel ndaj Erion Veliajt dhe 18 të tjerëve

May 26, 2026
Sulmet e reja amerikane, reagon Irani: Do të kenë përgjigje shumë të ashpër, përtej rajonit

Sulmet e reja amerikane, reagon Irani: Do të kenë përgjigje shumë të ashpër, përtej rajonit

May 26, 2026
Zbardhet ngjarja e rëndë! Shqiptari u ekzekutua dhe u hodh në rezervuar, arrestohen 2 bashkëatdhetarë dhe një spanjolle

Kapet në Spanjë 49-vjeçari i shpallur në kërkim nga GJKKO për trafik droge e grup kriminal

May 26, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

May 26, 2026
FOTO / Takimi në Vatikan, Presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

FOTO / Takimi në Vatikan, Presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

May 26, 2026
Në prag të Kurban Bajramit, thirrja e kreut të KMSH-së: Të jemi më pranë njëri-tjetrit!

Në prag të Kurban Bajramit, thirrja e kreut të KMSH-së: Të jemi më pranë njëri-tjetrit!

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In