• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai bën për spital vajzën e mitur, 28-vjeçari skizofren kanos infermieren/ 10 të arrestuar në Tiranë për vjedhje, kokainë dhe dhunë

by Java News
30/10/2021 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka dhunuar të bijën. I riu R.K, është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë një tjetër i ri është vënë nën hetim penal për kanosje. E.L, 38 vjeç, i cili vuan nga problemet e shëndetit mendor(skizofreni) në ambientet e spitalit ka kanosur me anë të një pistoletë zhurmuese infermierin e spitalit.

Ne vijueshmësi të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë.

Dhjetë persona janë arrestuar nga policia në Tiranë për vepra të ndryshme penale, vjedhje, kokainë, por edhe drejtim makine në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I PLOTE

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Lezhë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. J, 57 vjeç, pasi me datë 26.10.2021 dhe 27.10.2021 ka vjedhur portofolat e shtetasve Sh. L dhe E. M. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjesh banesash në Kavajë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. L, 53 vjeç, pasi u kap nga sherbimet e Qarkullimit Rrugor duke drejtuar mjetin me leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit D. R, 24 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi me datë 27.10.2021, ka vjedhur motomjetin e shtetasit Xh.K.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale O. M, 16 vjeç, pasi i ka vjedhur telefonin shtetasit Xh. Sh. Nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 6 vjedhjeve të tjera(vjedhje dyqani, portofoli, një shumë parash në një biznes, të një varse floriri dhe dy aparate celular).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H, 69 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

I. F, 50 vjeç, A. K, 47 vjeç dhe N. Th, 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. L, 38 vjeç, i cili vuan nga problemet e shendetit mendor(skizofreni) pasi në ambientet e spitalit ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit. Ne vijueshmësi të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

g.kosovari

Next Post
“13 vjeç më përdhunuan dhe trafikuan, Interpoli më la në jetimore”/ Miss Kosova rrëfen tmerrin: Familja s’dinte a isha gjallë apo…

“13 vjeç më përdhunuan dhe trafikuan, Interpoli më la në jetimore”/ Miss Kosova rrëfen tmerrin: Familja s’dinte a isha gjallë apo...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com