• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai i 7-vjeçares: Vajza vdiq në ambulance, mjeku bëri 3 ditë burg

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte data 13 gusht i vitit 2012, kur një vogëlushe 7-vjeçare në atë kohë kishte të vjella dhe prindërit të shqetësuar për gjendjen e të voglës vendosin ta dërgojnë në spitalin e Përmetit për t’i bërë një serum. E.Beollari nga ora 04.00 e mëngjesit deri në orën 07.00 të datës 13.08.2012 mori vetëm dy serume, por të vjellat nuk iu ndalën. Në orën 8 mëngjesit në spitalin e Përmetit ka mbërritur mjeku pediatër Faik Pashollari. Sipas të atit të vajzës, mjeku u tha prindërve të saj se është virozë dhe ka vazhduar që t’i bëjë serume. Por, gjendja e 7-vjeçares nuk u përmirësua dhe ky mjek vendosi që t’i bëjë disa gjilpëra, por kësaj gjendja e vajzës u përkeqësua dhe babai i 7-vjeçares mori kontakt me drejtorin e spitalit që vajzën ta dërgonte në një spital më të specializuar, siç është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Rreth orës 21.00 vajza së bashku me prindërit u nisën me ambulancë drejt Tiranës dhe pa bërë 10 km rrugë nga spitali i Përmetit, ajo ndërroi jetë. Vetëm 7 vjeçe, ajo u largua nga kjo botë për një gabim të mjekut dhe këtë e ka vërtetuar edhe Instituti i Lartë i Mjekësisë Ligjore. Kjo është historia e 7-vjeçares që sot nuk është mes nesh, mjeku që u shpall fajtor për akuzën “Mjekim i pakujdesshëm” ka bërë 3 ditë burg.

Sipas Hekuran Beollarit, madje edhe pse ka një vendim të formës së prerë që mjeku nuk duhet të ushtrojë detyrën për 3 vite pas dënimit, ai sot punon si mjek në spitalin e Përmetit. Këtë fakt e ka pohuar babai i 7-vjeçares, Hekuran Beollari, i cili ndihet i pafuqishëm përballë këtij realiteti. Beollari tregon për “Gazeta Shqiptare” se ajo që po i bëhet është e padrejtë dhe se që pas vdekjes së vajzës, nuk po gjen qetësi dhe nuk po vihet drejtësia për të. Beollari tregon se vajza e tij iku dhe nuk kthehet më, por kërkon të paktën që mjeku të marrë ndëshkimin e merituar.

Z.Beollari, kur ndodhi ngjarja dhe çfarë shqetësimesh kishte vajza juaj?

Ka ndodhur më 13 gusht të 2012-ës. Atë natë në darkë vajza ime ishte shumë mirë, hëngri, luajti dhe rreth orës 4 të mëngjesit, ajo volli 2-3 herë dhe e dërgova në spital, madje shkuam në këmbë. Pasi vajtëm në spital, vajzës i bënë një serum. Vajzën time e çova për t’i bërë një serum dhe e çova pa temperaturë, pa heqje barku dhe pa dhimbje barku, por pas disa orësh vajzën më nuk e mora të gjallë, por me arkivol.

Çfarë ndodhi?

Gjendja e vajzës sime u përkeqësua dhe mjeku Faik Pashollari vendosi t’i bënte një gjilpërë që i mori jetën. Kur pashë vajzën që u bë më keq, kërkova nga drejtori që ta sillja në Tiranë, por pa bërë 10 km rrugë, vajza ime ndërroi jetë. E kam shumë të vështirë ta përballoj, kam 4 vite që vajzën nuk e kam më.

Ju dyshoni se vajza juaj vdiq nga mjekimi i gabuar?

Vajza ime vdiq nga mjekimi i gabuar, për faj të mjekut Faik Pashollari, ketë e ka thënë edhe ekspertiza.

E denoncuat këtë mjek?

E denoncova, çështja shkoi edhe në gjyq.

Çfarë vendosi gjykata?

Gjykata e shkallës së parë, Përmet e dënoi mjekun me 1 vit burg, por me kusht 18 muaj shërbim prove.

Po prokurori i çështjes sa dënim kërkoi?

Prokurori kërkoi dënimin e tij me 5 vite dhe t’i hiqet e drejta e ushtrimit për 5 vite. Gjykata e dënoi vetëm me 1 vit dhe atë të konvertuar në shërbim prove.

A e ankimuat çështjen në Gjykatën e Apelit?

Po, çështjen e apelova pasi nuk isha dakord me atë vendim dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër vendosi më 17.07.2014 dënimin me 1 vit burg të mjekut Faik Pashollari dhe mosushtrimin e detyrës për 3 vite pas dënimit. Por ky mjek as këtë dënim nuk e bëri.

Po në Gjykatën e Lartë e apeluat çështjen?

Po, edhe Kolegji i Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 00-2015-1084 (89) vendosi që të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe ky vendim është shpallur më datë 27.05.2015.

Përse nuk e vuajti dënimin?

Është e thjeshtë, nuk është arrestuar për shkak të njohjeve që ai ka. Madje, ka edhe një urdhër të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori më 23 shtator 2014 që mjeku Faik Pashollari të kryejë dënimin që ka dhënë Gjykata e Apelit Gjirokastër. Në urdhrin e Zaganjorit vlerësohet se ky mjek duhet të kryejë dënimin dhe se nuk ekzistojnë shkaqe ligjore që të mos kryejë dënimin.

Po pas urdhrit të kryetarit të Gjykatë së Lartë a u arrestua mjeku?

Një prokurore e pezulloi vendimin që ai të arrestohej. Për mua është një skandal i madh, pasi ka një vendim të Gjykatës së Apelit, vendim i formës së prerë, madje ka dhe urdhër të kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe nuk zbatohet. Madje sot që po flasim, edhe pse ka një vendim që ai mjek të mos ushtrojë detyrën për 3 vite, ai është në punë. Dua të sqaroj se Faik Pashollari ka kryer vetëm 3 ditë burg.

Si 3 ditë burg, a u dënua me 1 vit?

U dënua, po. Vetëm 3 ditë para se të shpallej lista me emrat e personave që do të përfitonin nga amnistia, u dorëzua vetë në polici dhe pas 3 ditësh, ai u la i lirë duke përfituar nga amnistia. Në një kohë që Ligji 154/ 2015 për dhënie amnistie, neni 5, pika 2 thotë se, “Nuk përfitojnë nga amnistia personat që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë”. Ai mjek është liruar nga drejtori i IEVP, Bënç, Tepelenë me të padrejtë pasi ndaj këtij mjeku është aplikuar në mënyrë të gabuar ligji i mësipërm. Nuk arrij ta kuptoj se çfarë po ndodh. Mua më vdiq vajza vetëm 7 vjeçe, më iku drita e syve dhe mjeku jo vetëm që mori një dënim minimal, por as nuk e kreu atë dënim. Skandalet këtu në Shqipëri nuk kanë të sosur. Ai mjek që i mori jetën vajzës sime, edhe pse ka një vendim që nuk duhet të ushtrojë detyrën për 3 vite, sot është në punë. Unë me çdo kusht do ta përballoj këtë situatë deri sa të marr drejtësinë.

Kë keni vënë në dijeni për këtë?

Çfarë nuk kam bërë vetëm për drejtësinë e sime bije, jam ankuar në të gjitha institucionet, por asgjë nuk është bërë. Unë kam vënë në dijeni më 24 tetor të 2014-ës edhe kryeprokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla ku ia kam sqaruar me detaje të gjithë historinë, madje i kam treguar se vetë prokurori në Gjykatën e Apelit ka kërkuar dënimin me 5 vite për këtë mjek dhe u dënua vetëm me 1 vit dënim, që nuk e bëri. Kam vënë në dijeni prokurorinë e rrethit gjyqësor Gjirokastër, Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, kujt nuk i kam shkruar.

Cili është apeli juaj?

Unë i drejtohem ministrit të Drejtësisë, prokurorit të përgjithshëm që të vënë drejtësi që ky person të kryejë dënimin. Ndërsa kam dhe një pyetje për ministrin e Shëndetësisë se si e ka futur në punë këtë mjek, kur ka një vendim gjykate për mosushtrim detyre. Ai mori në qafë vajzën time, nuk duhet të jetë në punë. Shumë të tjerë me një mjek të tillë mund të kenë fatin si e vogla ime.

BW/d.i.

 

Next Post
Sidrit Bejleri shkon në Haxh

Sidrit Bejleri shkon në Haxh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpërthen” në thirrje Artan Fuga: Shtet fejsbukist! Hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal, orar xhiro për gratë e virgjëra

Puthja e Robertit!

May 11, 2026
“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

May 11, 2026
“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

May 11, 2026
Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare!

May 11, 2026
Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

May 11, 2026
Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

May 11, 2026
“Sistemi zgjedhor gjithmonë për interesa momentale”, Mërtiri: Jo në funksion të stabilitetit të vendit

Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar

May 11, 2026
Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

May 11, 2026
S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

May 11, 2026
“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In