• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babai i 2 fëmijëve vdiq në pusetë gjatë punës, apeli i fortë i dajës së tij: Ndihmoni familjen!

by Java News
17/07/2017 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjarët e 34-vjeçarit Kleotos Çelikut, që u asfiksua në puset bëjnë apel për zbardhjen e ngjarjes dhe marrjen e masave që t’u lidhet fëmijëve të tij një pension, pasi tashmë familja nuk ka asnjë të ardhur tjetër. Daja i tij, Fadil Hasa, thekson se nipi ka punuar pa asnjë kusht, çka i mori atij jetën. Familja që përbëhej prej 6 anëtarësh, jetonte vetëm me pagën prej 20 mijë lekësh të 34-vjeçarit.

Z. Hasa, cili është reagimi juaj për vdekjen e nipit brenda në pusetën e ujërave të zeza?

Është një fatkeqësi e madhe për familjen tonë. Kleotosi humbi jetën në kulmin e tij. Punonte për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij. Ka qenë i detyruar të punojë ashtu sepse s’ka pasur zgjidhje tjetër.

A jeni ju në dijeni për kushtet e punës së Kleotosit?

Asnjë lloj kushti nuk i është plotësuar. Nuk ka pasur as bombolën e oksigjenit dhe as maskën kundragaz. Është e pafalshme kjo që ka ndodhur dhe kush e ka përgjegjësinë duhet të marrë përgjegjësi. Si mund të lejojnë këta institucione që punonjësit të punojnë në kushte të tilla, pa asnjë lloj sigurie duke bërë që të humbin edhe jetën. S’kanë pasur as edhe një trajtim për punën e vështirë që bëjnë përveç pagës mujore.

Gjithnjë në këto kushte ka punuar ai?

Kleotosi kishte shumë vite që punonte dhe gjithnjë në kushte të tilla. S’ka pasur asnjë lloj kushti, flas për bombolën e oksigjenit dhe maskën e kundragazit. Vetëm veshjet apo autoboti nuk mjaftojnë. Dhe ja ku jemi, me këtë ngjarje tragjike për ne, ku Kleotosi për shkak të mungesës së kushteve në punë nuk jeton më.

E keni ditur rrezikun që ka pasur nipi në punën në ujësjellës?

Nuk më ka shkuar mendja se vdes aty. Disa herë i kam thënë, e kam këshilluar që të ndërrojë punë, por më ka thënë “dajë ku të shkoj, s’ka punë dhe jam i detyruar për të mbajtur familjen”. Kam menduar se do të marrë infeksione ndaj edhe i kam thënë të ndërrojë punë, por se kam menduar kurrë se mund të vdesë aty. Kam shkuar vetë dhe e kam parë te morgu dhe unë e di se në çfarë kushtesh e kam gjetur për shkak të asfiksimit.

Çfarë kërkoni ju pas kësaj ngjarje të rëndë?

Dua drejtësi deri në fund. Nëse me të vërtetë s’ka pyetur kënd dhe është futur në puset dhe ka thënë se dua të vdes nuk i kërkojmë askujt asgjë sepse ka pasur riskun aty. Të punosh pa kushte në pusetat e mbeturinat e gjithë qytetit unë dua vetëm drejtësinë që t’i ishin siguruar kushtet, rrugën, anët teknike dhe atëherë të futej për të punuar. Ka qenë i detyruar që për bukën e gojës të shkojë deri aty, për 200 mijë lekë të vjetër.

8d2e33af-d21f-4d95-b47b-1f80d5fb0acf

Cila është familja e Kleotosit?

Kleotosi ka lënë 2 fëmijë. Një 6 vjeç dhe një 1 vjeç. Babain e ka pa punë, nënën pa punë, nusen pa punë dhe jetojnë me vetëm dy lopë. Edhe për lopët nuk kanë toka të veta por e marrin tokën me qira.

Çfarë kërkoni për fëmijët jetimë e familjen?

Kërkojmë gjithçka që i takon, qoftë siguracionet që i ka paguar me detyrim ashtu si e gjithë Shqipëria, qoftë lidhje pensioni për fëmijët sepse është aksident në punë, aksident ky për fajin e ndërmarrjes. Madje, kërkojmë edhe shpërblime shumë të mëdha për t’i siguruar familjen dhe të mos kenë nevojë që të shkojë babai i tij të punojë 60 vjeç në vend të tij. Të sigurohet familja sepse s’ka qenë faji i Kleotosit. panorama

ma.me

Next Post
Marsi përgjaku rrugët, u shënuan 152 aksidente me 16 viktima

E diela e përgjakur, aksidentet u marrin jetën 3 personave, regjistrohen 8 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com